• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhjet dhe Bajrami nuk i rritën rastet me COVID”/ Kalo: Koha për rihapjen graduale

by Java News
26/05/2021 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me numrin e ulët të infeksioneve ditore me Covid në vendin tonë.

Kalo përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë ka ardhur koha për hapjen graduale të Shqipërisë.

Në reagimin e tij ai ka përmendur dy momente kryesore të cilat ishin të rrezikshme sa i përket përhapjes së COVID-19, zgjedhjeve e 25 prillit dhe festimi i Bajramit më 13 maj, por megjithatë rastet pozitive nuk u rritën

Mjeku ndër të tjera thekson se dy faktor që kanë parandaluar rritjen e rasteve pavarësisht 2 momenteve të vështira siç i quajti mjeku, janë kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19.

Gjithashtu ai bën thirrje për kujdes të vazhdueshëm nga qytetarët në zbatimin e masave anti-COVID.

Postimi i plotë

Kohë kovidiane….26.05.2021….Periudha e heshtur, e fshehtë, e inkubacionit të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 për aq sa njihet deri më tash, varion nga 2 në 14 ditë….Kaluam dy momente të cilat favorizojnë përhapjen e këtij infeksioni, zgjedhjet e 25 Prillit si dhe festimin e Bajramit më 13 Maj plus ditët e periudhës së heshtur, të fshehtë, të inkubacionit dhe fatmirësisht nuk po shohim shtim të rasteve të të sëmurëve nga Sars-Cov2/Covid-19, përkundrazi….

A lidhet kjo dukuri me IMUNIZIMIN AKTIV të popullatës nga 1-KALIMI i sëmundjes dhe 2-VAKSINIMI që vijon dita ditës, sigurisht që PO….Çfarë përfundimesh mundet të nxjerim nga çka shtjelluam më lart: 1-koha për një hapje graduale dhe të sigurtë të Shqipërisë ka mbritur, 2-vera si stinë sigurisht që ndikon në uljen e rasteve të Sars-Cov2/Covid-19, POR të mos harrojmë se kjo stinë bashkëshoqërohet edhe me një rritje të vetë infeksioneve stinore, çka i bën ato të konfondohen me Covid-19, 3-ardhja e turistëve nga vende ku qarkullojnë variante të reja të virusit të Sars-Cov2/Covid-19, e rrit rrezikun e hyrjes së këtyre varianteve në vendin tonë…..

Nisur nga këto a duhet ulur perkujdesi ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, ASPAK….”Armiku më i rrezikshëm mbetet kurdoherë ai që harrohet”….VIJIMËSIA më inteligjente e masave që pakësojnë mundësinë e kontaktimit dhe të përhapjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, si MHD (Maskat, Higjena personale dhe ajo kolektive, Distancimi fizik aty ku është e mundshme), nuk duhet nënvlerësuar, por aplikimi i tyre duhet të shihet në raport me realitetin numrit të të infektuarve në popullatë, që ka ardhur në një ulje progresive e të qëndrueshme….Do gëzojmë me siguri një VERË tejet më të qetë dhe shumë më të hapur se vera e 2020-ës…..

Psikologjikisht e kemi shumë të domosdoshme një gjë të tillë, pas atij “dimri të gjatë disa mujor” të mbylljes nga Pandemia e Sars-Cov2/Covid-19…..Ekonomikisht e kemi po ashtu të domosdoshme gjallërimin e Turizmit, si një burim i konsiderueshëm punësimi dhe të ardhurash financiare….Vijimi i vaksinimit nuk duhet nënvlerësuar, përkundrazi….Virusi i Sars-Cov2/Covid-19 mbetet dhe do të mbetet i pranishëm në mesin tonë, por mundësia e përhapjes sa vjen e ulet pikërisht nga kalimi i infeksionit prej një pjese të madhe të popullatës si dhe vaksinimi në vijimësi….

Për vjeshten dhe rreziqet e saja do kemi kohë për të bashkbiseduar…..Kurrë të mos haroni se në çdo kohë, NE jemi aty në vijën e parë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj…..Ju risjell po ashtu në vëmendje se, gjithologët edhe ata do vijojmë t’i kemi të pranishëm në mesin tonë, ndaj kurdoherë të jeni të vëmendshëm për çdo gjë që mbërrin në veshët tuaj….Together forever!!!

g.kosovari
Next Post
Tarifa: Shqipërinë në NATO nuk e futi Berisha. Ai e pengoi! Duhet të kishim hyrë që në ‘99

"Idetë e Kurtit krijojnë shpresa të kota", Tarifa: Shqipëria dhe Kosova nuk kanë qenë asnjëherë një territor i vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In