• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Çako takon kreun e KQZ, Klement Zguri

by Java News
24/06/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në një takim Kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Zguri dhe Çako, kanë vizituar edhe Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh, i ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor përsa i përket Policisë së Shtetit. Drejtori për Rendin Publik, Drejtues Albert Dervishaj, ka njohur Kryetarin e KQZ, me masat e marra që nga fillimi i procesit e deri në këto momente, si dhe me Programin e Menaxhimit të shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit. Zguri ka falenderuar rolin e policisë për mbarëvajtjen e punës së deritanishme dhe u shpreh se ata e dinë më mirë se askush punën e tyre.

“Ju falënderoj për mbarëvajtjen e të gjithë punës suaj, për informacionin e dhënë në të gjitha fazat e veta, dhe në kohën përgatitore të zgjedhjeve, në ditën e sotme që ka të bëjë me monitorimin dhe shpërndarjen e bazës materiale.

Në programin tuaj dhe gjithçka ju keni marrë në kuptimin e masave të sigurisë për qendrat e votimit deri sa të fillojë votimi, në vendin e numërimit të votave dhe deri në dorëzimin e materialeve në KQZ dhe të shpalljes së rezultateve.

Unë besoj që ju e dini më mirë punën tuaj sesa unë ndaj nuk kam ç‘porosi të lë, thjesht dëshiroj që ne të gjithë bashkërisht t’ia arrijmë një qëllimi.

Fundja është dëshirë e të gjithëve, e qytetarëve, e partive politike, institucioneve, besoj se nëse zgjedhjet do të shkojnë mirë, do të jetë një mundësi akoma më e mirë.

Ju falënderoj të gjithëve ju që jeni këtu, gjithë punonjësit e policisë që do të angazhohen në një proces zgjedhor.

Nëse në vende të tjera, kam qenë duke vëzhguar zgjedhjet, i quanin festë, festa e zgjedhjeve. Këtu, për hir të së vërtetës, është sfidë, mënyra se si sillen partitë politike, individë të caktuar, interesat, kandidatët. Por shpresojmë që do ia dalim bashkërisht, se për një qëllim jemi, të dy palët” u shpreh Zguri.

Edhe Drejtori i Përgjithëm i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka falenderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa garantoi se policia do të bashkëpunojë me lëtë institucion për mbarëvajtjen e procesit.

“Faleminderit juve. Ne e konsiderojmë një mundësi të shtuar dhe një shans shumë të mirë prezencën tuaj dhe porositë e dhëna nga ju, por gjykojmë që e gjithë Policia e Shtetit, krahas detyrimeve që ka të parashikuara në ligj, sot e nesër së paku, në finalizimin e këtij procesi, sa të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, sikurse e thatë edhe ju, është totalisht në funksion, në kuptimin e mirë të fjalës, të KQZ-së, i cili është institucioni i vetëm i menaxhimit dhe i përpunimit të të gjithë procesit zgjedhor.

Në këtë kuadër, detyrat e policisë janë në funksion dhe në mbështetje të KQZ.

Pa dyshim që të dyja institucionet bashkë, kanë interesin madhor për t’u bërë të mundur shqiptarëve një votim në shprehje të vullnetit të lirë, të drejtpërdrejt dhe të pacensuruar nga asnjë lloj rrethane.

Rezultati nuk është lajm, as emocion për Policinë e Shtetit, sigurisht edhe për KQZ-në.

Faleminderit”, tha Çako.

ma.me
Next Post
Fiter Bajrami/ Veliaj- Gurra: Besimtarët për herë të parë do të falen në sheshin e ri “Skënderbej”

Fiter Bajrami/ Veliaj- Gurra: Besimtarët për herë të parë do të falen në sheshin e ri “Skënderbej”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In