• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJET/ ‘Bindja Demokratike’, 61 kandidatë për 30 qershorin

by Java News
27/04/2019 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetar i ‘Bindja Demokratike’ Astrit Patozi ka hapur sot fushatën kombëtare të anëtarësimeve në parti. Vendimi vjen vetëm pak orë pasi KQZ votoi me 4 vota pro dhe 1 kundër, regjistrimin e BD në zgjedhjet e 30 qershorit. Patozi premton kandidatë në të gjithë vendin, e ndërsa prezantoi gjithashtu edhe sloganin e Partisë së tij, “Voto bindjen tënde”.  Që të kandidojë në çdo bashki të vendit, Patozit i duhet që në çdo zonë të mbledhë 1 % të firmave të votuesve të asaj bashkie. Afati është 13 maji për kandidatët për kryebashkiakë.

“Bindja Demokratike” u zyrtarizua sot si parti konkurrente në garën elektorale të 30 qershorit. Vendimi i marrë nga KQZ do të thotë se praktikisht ne jemi në fushatë, pasi zgjedhjet vendore janë pothujase në prag.

Duke falenderuar edhe një herë të gjithë ata që e bënë të mundur finalizimin e këtij projekti politik, që nga firmëtarët, e deri tek mbështetësit e parë të saj, ne angazhohemi solemnisht për një fushatë modeste, të vendosur dhe qytetare, por mbi të gjitha për një rezultat dinjitoz më 30 qershor. Me këtë rast, ne ftojmë çdo qytetar të këtij vendi, që mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të një sistemi të kalbur politik për t’iu bashkuar projektit tonë.

“Bindja Demokratike” do të jetë shtëpia e lirisë, porta e hapur për çdo shqiptar që beson tek vlerat dhe tek fuqia e saj. Ndaj ne pa humbur asnjë sekondë kohë shpallim sot fushatën kombëtare të anëtarësimeve në “Bindjen Demokratike”, e cila nuk do të pengojë përgatitjet tona për të shkuar në zgjedhje me kandidatë dhe lista këshilltarësh në të gjitha bashkitë e vendit”, shkruan Patozi.

PD: Bindja Demokratike, opozitë fasadë  një patericë e Ramës
Edhe pse nuk ishte i pranishëm në mbledhje, përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso akuzon Edi Ramën se krijoi një opozitë fasadë.

“Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete. Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!”

Next Post
Serial vrasjesh mes dy klaneve mafioze për drogën që vjen nga Shqipëria

Serial vrasjesh mes dy klaneve mafioze për drogën që vjen nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In