• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Begaj: Hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona

by Java News
12/05/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është drejtuar votuesve shqiptarë me një mesazh në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Ai shprehet se vota e qytetarëve është thelbësore në zgjedhjet vendore. Po ashtu, ai u kujton të gjitha institucioneve të ngarkuara nga ligji mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Mesazhi i Begajt

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale.

Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj!

Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës.

Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj.

Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore.

Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e në ditët në vijim!

Me këtë rast dua t’u rikujtoj të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të madhe të të qenit vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë.

Ju kërkoj të jeni në lartësinë e kësaj sfide, të cilën ia kemi detyrim të gjithë qytetarëve shqiptarë e veçanërisht brezit të ri.

Ia kemi detyrim shpresës së diasporës shqiptare që i mban sytë dhe zemrën nga atdheu dhe të gjithë punës së madhe që është bërë pa dallim krahu politik, për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Të nderuar votues, ju lutem flisni me votë!

Duke ju uruar mbarësi në familje, komunitet dhe në kauzat tuaja, ju ftoj të ushtrojmë të gjithë të drejtën tonë për të zgjedhur alternativën që gjithsecili mendon se përmbush pritshmëritë personale.

Next Post
Veliaj me banorët e Ndroqit: Demokratët janë bashkuar me ne sepse kemi qenë aty në ditë të vështira

Veliaj me banorët e Ndroqit: Demokratët janë bashkuar me ne sepse kemi qenë aty në ditë të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In