Partia Demokratike ka zyrtarizuar mëngjesin e së shtunës emrin e kandidatit të së djathtës për Bashkinë Himarë. PD ka zgjedhur një femër dhe ajo është Lefteri Prifti, e cila do të garojë përballë kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Gjergji Goro.
Goro është aktualisht kryetar i Bashkisë Himarë dhe pretendon për një mandat të dytë. Ndërkohë, shumë pak emra kanë mbetur pa u zyrtarizuar nga PD. Kujtojmë se afati i fundit i regjistrimit sipas KQZ është 4 maji.









