• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zgjedhje tjetër përveç zgjedhjeve, nuk ka!

by S M
17/01/2017 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Bojkoti, ky term i keqpërdorur prej dekadash në jetën tonë politike, zuri papritur vend edhe një herë në projekt-axhendën e opozitës shqiptare. Demokratët kanë diskutuar gjatë këto ditë në lidhje me qasjen që duhet të kenë ndaj zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, por edhe ndaj qëndrimit ose jo në parlament, apo protestave popullore. Siç ndodh rëndom me vendimet e vështira dhe të ndërlidhura me njëmijë fije të tjera, edhe me bojkotin nuk është e lehtë të manovrohet në një vit elektoral. Ku për më tepër, do të duhet të zgjidhet edhe një president i ri, e ku do të fillojë të “shdridhet” lëmshi i reformës në drejtësi, bashkë me efektet e tij të pritshme në elitën politike shqiptare.

Viti 2017 nisi me një sherr “muzikor”. Si për të treguar se palët kishin vendosur të ndaheshin edhe për gotën e rakisë së Shkelzen Dolit dhe qeleshet e bardha te orkestrantëve vjenezë. Reforma zgjedhore dhe me rradhë në listë, humoret e trazuara brenda koalicionit të majtë, përgatitjet për zgjedhjet, situata e majisur rajonale, kriza europiane dhe ndërrimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë – janë që të gjitha çeshtje që po mbajnë ndezur, sipas peshës që kanë, jetën politike të brendshme në Shqipëri. Megjithatë vendimmarrja për zgjedhjet e 18 qershorit duket si më e rëndësishmja, të paktën për palën që ka aktualisht tundimin që të mos shkojë në zgjedhje – opozitën.

Dje Lulzim Basha u duk se i fashiti dyshimet që u krijuan në orët e fundit. Ai deklaroi se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje, porse kjo do të ndodhë përmes një procesi ashpërsimi të qëndrimeve ndaj maxhorancës. Basha e di mirë se në fushatën e tij formale dhe të pak të sinqertë për votimin elektronik, i ka të gjithë kundër. Qeverinë, por edhe ndërkombëtarët, të cilët e bënë të qartë përmes OSBE, se nuk ka më kohë për modifikime të tilla. Aq më tepër, që ambasadori i OSBE ofroi shembullin gjerman, ku votimi elektronik është hequr, sepse është parë si i papërshtatshëm.

Lulzim Basha vijon të ketë në katër muajt që na ndajnë nga fushata elektorale, të njëjtin problem strategjik që kishte që ditën e parë që u ul në poltronin e kryetarit të PD. Atij i duhet një platformë politike dhe zgjedhore, e cila të mbështetet tek imazhi solid popullor, pesha dhe besimi që ai vetë përçon si lider i opozitës. Dhe meqë themelet e kësaj platforme ngrihen mbi këto nocione që tek Basha janë ende të dobëta, të paqarta dhe flu, edhe vetë ngrehina që ai është munduar të ndërtojë këto katër vjetët e fundit, është gjithashtu josolide. Një një mandat kryesimi Lulzim Basha ka ndërruar emra, ka rinovuar lista, ka afruar apo larguar të vjetër e të rinj, ka hedhur teza, ka trashur zërin, ka kërcënuar, është përpjekur me të gjithë diapazonin dhe kapacitetin politik që disponon, që të krijojë një fabul rreth vetes. Mjerisht nuk ka mundur ta krijojë një të tillë. Sot ai vijon të shihet si një dublant, si një lider i dyzuar dhe që frymëzon pak.

Për pasojë edhe vendimmarrja për bojkotin, e cila lidhet njëherësh edhe me rrethana të tilla si qëndrimi i LSI, reagimi i ndërkombëtarëve dhe pesha elektorale e PD – është e vështirë për një lider që po shkon drejt zgjedhjeve me një tufë të madhe dilemash nën sqetull. Është e kotë ta fshehim: Basha dhe opozita tjetër e kanë të qartë se do ta kenë shumë të vështirë të dalin fitimtarë në 18 qershor. Kjo vetëdije shtyn, ndër të tjera, edhe drejt idesë së bojkotit të zgjedhjeve. Një alternative që prej më shumë se një dekade, është thuajse e pamundur ta ndërmarrësh në Shqipëri. Për arsyen e thjeshtë se dëmtohesh, në vend që të favorizohesh, paguan, në vend që të bësh të tjerët të paguajnë, izolohesh, në vend që të shtysh drejt izolimit kundërshtarët e tu. Bojkoti i takon një tjetër kohe, ai është një standart i Shqipërisë së viteve ’90 dhe opozita e di fort mirë këtë gjë. Në 18 qershor palët do përballen me arsenalin e armëve që kanë mundur të mbledhin. Zgjedhje tjetër përveç zgjedhjeve, nuk ka!

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 18 janar 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Punë te SPAK? Hapet thirrja për praktikantë, këto janë kriteret dhe afati

July 22, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In