• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhje të reja, avaz i vjetër”/ PD “fushatë” për pandeminë me planin ekonomik të 2017

by Ardit Rada
22/08/2020 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një herë në 4 vjet ekonomia është kryefjala e politikës, edhe pse në fushatat elektorale vështirë të gjesh fjalime konkrete për planet ekonomike, më shumë sesa propagandë e sulme personale.

Këtë vit nën ethet e parakohshme të zgjedhjeve, partitë politike kanë nisur me premtime elektorale. Kreu i selisë blu, Lulzim Basha ashtu si edhe përpara 4 vitesh zgjidhjen e sheh tek heqja e taksës progresive dhe anulimi i koncesioneve.

“Politika jonë fiskale është pjesë e Planit Ekonomik për t’i kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve: më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa. Ne besojmë se më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do t’i japin frymë rritjes ekonomike. Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit. Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor! Ne do t’i eliminojmë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do t’i heqim pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtojmë të gjithë sistemin”, shkruan Basha ne facebook.

Në fakt, ky premtim nuk është asgjë e re. Njëjtë edhe në vitin 2015, kur mbaheshin zgjedhjet lokale, Basha artikuloi të njëjtin program.

“Uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan 9% taksë e sheshtë për të gjithë pa përjashtim. Ku janë lekët tuaja që ua marrin me taksa më të larta. Nuk do të marrim më shumë por më pak lek nga xhepat tuaj, ulim taksat që paguajnë familjet, taksat që paguan biznesi, taksën e qarkullimit, subvencione për bujqësisë, ulje të çmimit të energjisë, heqjen e TVSH-së për produktet e shportës, falim kamatëvonesat për energjinë dhe ujin”, deklaroi përpara qytetarëve në vitin 2015.

Të njëjtin plan krye-demokrati e shpalosi përsëri 2 vite më pas, në vitin 2017, ku iu premtoi fermerëve subvencion dhe mbështetje.

“Me taksën e sheshtë 9%, do të sigurojmë qindra milionë euro kapitale dhe kreditime të ekonomisë. Këto, do të kthehen në vende pune, në punësim , në pozitivitet dhe rritje ekonomike. Fermerët e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë duhet ta dinë se në Republikën e Re kanë 100 milionë euro subvencione çdo vit për ta. 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto do destinohet për të financuar fermerët, pa sekserë, pa burokraci, pa Nipt. Ne do të hapim vende pune, do të hapen fabrika për shkak të taksës më të ulët në Ballkan”, është shprehur Basha në qershor të vitit 2017.

Zgjidhja që kryetari i Partisë Demokratike propozon për krizën ekonomike që sipas tij nga mbërthyer vendin, është e njëjtë me atë të 5 viteve më parë, pavarësisht se ekonomia e vendit tashmë po përjeton rënien më të madhe të saj si pasojë e pandemisë. Zgjidhje, që më së shumti, i ngjasojnë mbijetesës politike me “asin nën mëngë” për të pasur në letra që program ekonomik.(shqiptarja.com)

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Horoskopi ditor për nesër, e diel 23 gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In