• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhje të parakohshme?

by Eduard Zaloshnja
06/11/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në qoftë se zhvillohen sot, zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, rreth 760 mijë votues do të votonin për partitë e shumicës (PS+PDIU+PSD). Nga ana tjetër, po aq (760 mijë) do të votonin sot, për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.,). Ndërsa, rreth 580 mijë votues, nuk do të votonin fare. Këto shifra të përafërta më rezultuan nga një sondazh që publikova javën e shkuar (shihni grafikun shoqërues).

Shifrat tregojnë se ka rënë përkrahja elektorale për partitë e shumicës (PS+PDIU+PSD), të cilat morën së bashku, rreth 830 mijë vota në qershor. Ndërkohë, pothuaj nuk ka ndryshuar përkrahja për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.), të cilat morën së bashku rreth 750 mijë vota në qershor. Dhe në një situatë të tillë elektorale, PD-ja dhe LSI-ja, dy partitë kryesore të opozitës, po kërkojnë me forcë rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ka vend këtu të përdoret klisheja e stërpërdorur mbi opozitat, që gjithnjë kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Po vlen të kujtohet gjithashtu urtësia popullore që na sugjeron se, kripa duhet përdorur me karar.

Një opozitë serioze nuk e përdor vend e pa vend kërkesën për zgjedhje të parakohshme, sepse përndryshe, i bjerrjet vlera e fjalës. Dhe fjala është arma më e vlefshme e një opozite në demokraci.

Së pari, një opozitë serioze kërkon zgjedhje të parakohshme vetëm kur sondazhet tregojnë se përkrahja për të është rritur, duke rezultuar ndjeshëm më e madhe se sa ajo për shumicën. Sondazhi i sipërcituar tregon se, ndërkohë që ka rënë përkrahja për shumicën, nuk është rritur përkrahja për opozitën – duke i lënë të dyja kampet në një barazim statistikor.

Për më tepër, dy partitë kryesore të opozitës nuk mund të jenë të sigurta se 40 mijë votuesit e LIBRA-s dhe Sfidës do të votonin përsëri për këto të fundit, në qoftë se Blushi dhe Bojaxhiu bashkohen në të njëjtin koalicion me Bashën dhe Kryemadhin.

Së dyti, një opozitë serioze kërkon zgjedhje të parakohshme, kur sheh se situata politike brenda shumicës dhe ajo gjeopolitike, e bëjnë qeverinë të brishtë e të thyeshme. Protestat në bulevard nuk e rrëzojnë një qeveri, për sa kohë ajo i ka të konsoliduara numrat në parlament dhe nuk ka trysni të fortë ndërkombëtare për tu dorëhequr.

Edhe në qoftë se fashikujt e rinj të prokurorive italiane (të Katanias, Leçes, Barit, etj.,) nxjerrin fakte e prova që inkriminojnë Tahirin, Rama nuk e jep dorëheqjen. E shumta që do të ndodhë, do të jetë arrestimi i Tahirit, ndërkohë që Rama do të justifikohet me shprehjen e tij tashmë të njohur se, “çdo familje e ka nga një dru të shtrembër”. Dhe ky justifikim do të vlente si për publikun vendas (nënkupto votuesit e shumicës), edhe për ndërkombëtarët.

Dhe e njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse do të plaste ndonjë skandal i ngjashëm me dikë nga ministrat apo ish-ministrat socialistë. Vetëm në qoftë se dalin në dritë fakte e prova që inkriminojnë vetë Ramën, ky i fundit s’do të ketë më nga t’ia mbajë.

Por një skenar i tillë është shumë hipotetik. Që të materializohet ky skenar duhet që, së pari, të ekzistojnë prova e fakte që inkriminojnë Ramën, e së dyti, që ndërkombëtarët t’i bëjnë publike (akuzat e bëra nga aktorë të brendshëm, kanë një çerekshekulli që nuk pinë ujë në Shqipëri).

Si përfundim, mund të thuhet se opozita duhet të mendohet mirë para se të fillojë protestat ultimative për dorëheqjen e qeverisë, apo para se të ngrejë ndonjë çadër të re në bulevard. Për sa kohë erërat elektorale dhe ato ndërkombëtare nuk janë qartazi në favor të opozitës, ajo duhet të vazhdojë të bëjë atë që të gjitha opozitat bëjnë në një demokraci – të kritikojë qeverinë dhe të bindë sa më shumë votues, se alternativa e saj është më e mirë, për ta e për vendin. /AFP.al

Next Post
“E luta opozitën, por mora veç mallkime”. Rama komenton edhe nisjen e Vettingut

Ultimatumi i Ramës: 90 ditë kohë për vjedhësit e ujit të pijshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com