Universitetet publike të Shqipërisë do i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre të rinj si Rektorë dhe anëtarët e Senatit Akademik. Këto zgjedhje po zhvillohen në kohë pandemie, ku kandidatët nuk kanë mundur dot të bëjnë as fushatë.
Sa i përket Universitetit të Tiranës në garë për Rektor janë Artan Hoxha i fakultetit Juridik, Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi nga Fakultetit i Shkencave të Natyrës.
Kurse për Senat Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.
Vendimi i marrë para pak ditësh nga Ministria e Arsimit u kundërshtua shumë nga PD-ja dhe jo vetëm, pasi i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik.
Nga të dhënat mësohet se do të votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë.
68 vëzhgues do të jenë për kandidatët për rektor dhe deri tek përgjegjësi i departamentit, ndërsa 93 vëzhgues nga studentët. sakaq 3 vëzhgues nga sindikatat dhe 4 media të akredituara.
Mësohet se votimi ka nisur në të gjithë fakultetet. Te ekonomiku për dekan kandidon Dhori Kule, ndërsa nga ky fakultet Kozeta Sevrani kandidon për rektore. Te Ekonomiku janë gjithsesj 5000 studentë të cilët pritet të votojnë për organet drejtuese.
g.kosovari











