• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët dhe njofton: Për shkak të COVID, namazi këtë vit do të falet në…

by Java News
30/07/2020 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër besimtarët myslimanë do të festojnë Kurban Bajramin. Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu në mesazhin e shpërndarë për mediat shprehet se duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri është vendosur që namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë. Pra Kurban Bajrami nuk do të falet në sheshin ‘Skënderbej’ për shkak të situatës së COVID-it. Falja e Namazit do të kryet në orën 06:30, ndërsa në 06:35 hytbeja e Kurban Bajramit. Ndryshe nga vitet e tjera për arsye të situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti. Spahiu u kërkon besimtarëve që gjatë këtyre ditëve të jenë të kujdesshëm në festime duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19

“Falënderimet i takojnë Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Botërave, Allahut (xh.sh). Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed  (a.s), mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit. Në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndihet anembanë më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë Bajrami në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Por ndryshe nga vitet e tjera për arsye të situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti.  Mungesa e tablosë së bukur të haxhit ku miliona haxhinjë nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtrese shoqërore, të bashkuar vetëm për t’ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të kërkuar falje për mëkatet, për t’u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm do të na mungojë këtë vit. Por mbi të gjitha detyra jonë është të nxjerrim urtësi nga çdo ngjarje, dhe në këto ditë feste le të shpalosim të gjitha vlerat njerëzore, edukative dhe shpirtërore të Haxhit. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet qëna afron më shumë me Zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij.

Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit. Të kujdesemi që atmosferën e këtyre ditëve ta ndjejnë të gjithë. Të qëndrojmë pranë të moshuarve, të lumturojmë familjen, fëmijët tanë dhe të gjendemi pranë njerëzve në nevojë. Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe  për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë. Kjo ditë e bekuar është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit, ditë e mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit. I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit” mbyllet mesazhi i kreut të KMSH-së.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Shkencëtarët në Portugali, maskë që ç’aktivizon koronavirusin 99% për 30 minuta

VIDEO/ Shkencëtarët në Portugali, maskë që ç’aktivizon koronavirusin 99% për 30 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
Aksidenti i autobusit Berat–Tiranë/ Nënë e bijë dërgohen në Greqi për trajtim të specializuar, të dyja humbën nga një këmbë

Aksidenti i autobusit Berat–Tiranë/ Nënë e bijë dërgohen në Greqi për trajtim të specializuar, të dyja humbën nga një këmbë

July 3, 2026
“Protestat e ka humbur busullën”, Mila: Qeveria rrëzohet me votë, jo me sulme ndaj deputetëve

“Protestat e ka humbur busullën”, Mila: Qeveria rrëzohet me votë, jo me sulme ndaj deputetëve

July 3, 2026
Protesta/ Qytetarja thirrje kryedemokratit: Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!

Protesta/ Qytetarja thirrje kryedemokratit: Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!

July 3, 2026
U vendosi ngjitës kamerave, ky është protestuesi që sulmon gazetarët (FOTO)

U vendosi ngjitës kamerave, ky është protestuesi që sulmon gazetarët (FOTO)

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In