• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhje ekstreme/ OBSH: Çdo 40 sekonda ndodh nga një vetëvrasje

by Java News
09/09/2019 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse numri i personave që kryejnë vetëvrasje ka rënë në shkallë botërore, statistikat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se çdo 40 sekonda një person humb jetën nga ky veprim ekstrem.

Nga viti 2010 e deri në 2016-ën numri i vetëvrasjeve u ul me 9.8% në të gjithë botën, përveçse në kontinentet amerikane, ku në fakt pati rritje.

Me 800 mijë viktima në vit, vetëvrasja është një dukuri më vdekjeprurëse se kanceri i gjirit, lufta dhe vrasjet. Ndonëse është shqetësim shumë i rëndë për publikun, vetëm 38 vende në botë zbatojnë strategji për parandalimin e tyre.

Në Afrikë, Europë dhe Azinë  juglindore, vetëvriten mesatarisht 10.5 persona për çdo 100 mijë banorë. Burrat janë ata me numrin më të lartë, pasi për çdo 100 mijë burra, 13.7 kryejnë vetëvrasje, ndërsa për gratë kjo shifër është 7.5 për 100.000.

Vendet e pasura kanë raportin më të madh të vetëvrasjeve në krahasim me popullsinë, edhe pse në total, në shkallë botërore, 79%  e viktimave janë nga vendet e varfra dhe ato me zhvillim mesatar.

Pas aksidenteve rrugore, vetëvrasja renditej e dyta për numrin më të madh të vdekjeve nga mosha 15 në 29 vjeç. Ndërsa mes adoleshentëve 15 deri në 19 vjeç, vetëvrasjet kryhen më shumë nga vajzat.

Në mënyrë për ta ulur sadopak dukurinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të merren masa për kufizimin e helmeve që shiten në formë pesticidesh, pasi janë mjeti i tretë më i përdorur për vetëvrasje, pas varjes me litar dhe goditjes së vetes me armë zjarri.  Si shembull, OBSH jep shifrat nga Koreja e Jugut, ku numri i vetëvrasjeve u ul me 50% pasi u ndaluan një sërë pesticidesh. /l.m

Next Post
Shtatori sjell borën e parë në Austri dhe Itali

Shtatori sjell borën e parë në Austri dhe Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In