• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhja President i Thaçit, mediat e huaja: Një karrierë e ngritur mbi akuza

by Java News
10/04/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë nisi të njihej si “Gjarpri”. E më pas në deklarimet e tij publike nëpër mediumet e huaja po fliste si drejtor politik i UÇK-së. Nuk vonuan shumë dhe erdhën bisedimet e Rambujesë, ku Hashim Thaçi ishte udhëheqës i palës kosovare në këto bisedime.

Aty nisin edhe shkrimet e para për të nëpër mediumet ndërkombëtare. Titujt ndërkombëtarë nisën me lavdet për udhëheqësin gueril, i cili po luftonte për çlirimin e vendit të tij.

Ndërsa më pas vazhduan deri te akuzat për trafikim organesh. Mirëpo, cili është Hashim Thaçi i vërtetë në sytë e ndërkombëtarëve tash e 17 vjet?

Vetëm disa ditë më parë pas zgjedhjes së Thaçit president një prej mediumeve më të fuqishme në botë BBC-ja nis shkrimin e saj me titull “Nga guerili për president”.

BBC-ja ndër të tjera shkruan: “Herën e fundit kur Kosova kishte mbajtur inaugurim presidencial ishte viti 2011, ku shumë prej qytetarëve e kishin të vështirë për ta njohur lideren e shtetit të tyre. Një zyrtare e profilit të ulët në Polici, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur për presidente kur kriza politika kishte çuar në një konsensus për një kandidat jopartiak. Në kontrast, kësaj radhe presidenti i ri Hashim Thaçi nuk ka nevojë për prezantim në Kosovë në ditën e inaugurimit të tij. Ai ka qenë figura kryesore në historinë e re të Kosovës”, shkruan BBC-ja, transmeton “Zëri”.

Mirëpo, historia e presidentit të ri të Kosovës nga mediet ndërkombëtare nuk është shkruar vetëm me fjalë të bardha. Në fakt shkrimet më të rëndësishme për të kanë qenë të mbushura me akuza nga më të rëndat: përfshirje në vrasjet e rivalëve politikë, trafikim organesh, udhëheqës i një rrjeti të krimit në Ballkan, etj.

Në vitin 1999, kur delegacioni kosovar ishte nisur për bisedime në Rambuje, “Wall Street Journal” kishte përmendur një episod se si James Rubin e kishte bindur Thaçin për të nënshkruar marrëveshjen.

“Të dy ishin takuar për herë të parë pas negociatave të pasuksesshme në shkurt, në Paris. Pasi ishin njohur më mirë, Rubin si në shaka i kishte thënë liderit të UÇK-së që të pranojë marrëveshjen dhe ai do të fliste me shokët e tij në Hollywood për të bërë një film për të”, shkruan “Wall Street Journal”, përcjell “Zëri”.

Fillimi i akuzave të para

Më 25 qershor të vitit 1999, “New York Times” publikon një shkrim të autorit Chris Hedges, në të cilin Hashim Thaçi akuzohet për udhëheqjen e një grupi, i cili kishte nisur një seri vrasjesh në Kosovë.

“Komandantët e mëdhenj të UÇK-së, të cilët kishin nënshkruar çarmatimin e ushtrisë me NATO-n, kanë vazhduar vrasjet, arrestimet dhe ndjekjet brenda taborëve të tyre për të eliminuar rivalët potencialë. Kampanja, e cila la një numër të konsiderueshëm komandantësh të vrarë, ishte udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe dy lejtënantët e tij, Azem Syla e Xhavit Haliti”, shkruante “New York Times”.

Menjëherë në vitin tjetër, më 5 prill të vitit 2000, BBC-ja shkruan për Kosovën, e cila është kapur nga haraçexhinjtë. BBC-ja këtë shkrim e kishte portretizuar me fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me mbishkrimin: “Hashim Thaçi: Disa njerëz besojnë se qeveria e tij e vetëshpallur është prapa këtyre haraçeve”.

Ky shkrim rrëfen për tregun e zi të ekonomisë kosovare, e cila në kuadër të krimit të organizuar bën kontrabandën nga benzina e nafta deri te cigaret dhe ushqimi i ndryshëm.

Akuzat më të rënda kriminale

Megjithatë, akuzat më të rënda për tashmë presidentin e Kosovës nisin disa vite më vonë për ngjarjet që ai pretendohet se i ka kryer më herët. “Washington Post” kishte shkruar për kohën sa Thaçi ishte udhëheqës i UÇK-së se kjo organizatë kishte financuar aktivitetet e saj nga trafikimi ilegal i drogës, të llojit heroinë dhe kokainë në Evropën Perëndimore.

Ndërkohë pas humbjes së parë në zgjedhjet e përgjithshme të PDK-së në vitin 2001, BBC-ja kishte shkruar atë kohë: “Reputacioni përmbysës i ish-UÇK-së kishte efekte shkatërruese për PDK-në, për shkak të lidhjes së lidershipit të saj me krimin e organizuar të UÇK-së”, transmeton “Zëri”.

Ndërkohë një analizë e mëvonshme rreth krimit të organizuar në Kosovë, e realizuar nga shërbimi i Inteligjencës Gjermane, BND, kishte akuzuar Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Xhavit Halitin për pjesëmarrje në krim të organizuar.

Madje Thaçin e lidhin edhe me bashkëpunimin ndërmjet mafies çeke dhe asaj shqiptare për të ardhur te akuza më e rëndë.

“Ai së bashku me Halitin kishin urdhëruar vrasjen nga një vrasës profesionist i njohur si ‘Afrimi’, i cili është përgjegjës për së paku 11 vrasje kontraktuale”.

Ndërkohë, sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”, më 8 mars të këtij viti presidenti i zgjedhur i Kosovës do të akuzohet edhe nga Gjykata Speciale për një seri akuzash, duke përfshirë trafikimin e organeve.

Madje kjo gazetë shkruan se ish-administratori i UNMIK-ut, Bernard Kouchner, mund të jetë edhe dëshmitar në këtë rast. Ndërkohë akuza më serioze publikohet në BBC, e cila kishte parë dokumentin e Këshillit të Evropës të përpunuar nga Dick Marty, ku thuhet se emri i Hashim Thaçit përmendet 27 herë në atë raport.

Sipas BBC-së, Thaçi akuzohet për krime serioze kundër njerëzimit, duke përfshirë këtu trafikim të organeve dhe të drogës.

Next Post

Juventus vazhdon pa probleme drejt titullit, fiton 2-1 ndaj Milan... me kthim rezultati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In