• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhja në SHBA, vota latine me ndikim të madh në rezultat

by A R
04/11/2020 00:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një garë e shumë herëve të para. Analistë të shumtë theksojnë se nuk kanë parë kurrë partitë republikane dhe demokrate të luftojnë kaq shumë për të marrë votën e komunitetit latin.

32 milionë votat e hispanikëve mund të ndikojnë ndjeshëm zgjedhjet për presidentin në detyrë, Donald Trump dhe sfiduesin, Joe Biden. Sipas projeksioneve të Qendrës Kërkimore Pew, gara e 2020 mund të shënojë herën e parë ku hispanikët do të jenë grupi minoritar etnik më i madh në elektoral, me rreth 13% votues, pak më shumë se komuniteti me ngjyrë. Vetëm 1 orë e gjysmë larg me makinë nga kryeqyteti Uashington, gjenden lagje autentike latine që bëjnë zhurmë me dyqane berberësh hispanikë dhe biznese dygjuhëshe në qytetin Culpeper të Virginias. Ky është një shtet me 13 vota elektorale që zakonisht anohet nga demokratët. Por, komuniteti entuziast “Latinët për Trump” nuk dorëzohet, sipas Alexander Valle, një mbështetës i zjarrtë i presidentit.

“Bie dakord me gjithçka që Donald Trump po bën në Amerikë, që e vendos atë të parën. E mbështes në atë që po bën për kufirin, që po siguron kufijtë tanë dhe që po mban kriminelët jashtë vendit”, shprehet  Alexander Valle, emigrant nga Hondurasi, aktivist republikan, amerikan prej 3 gjeneratash.

Ai është amerikan prej 3 gjeneratash, me prejardhje nga Hondurasi dhe katolik i devotshëm. Valle thotë se ka biseduar me rreth 500 hispanikë në javë përgjatë fushatës, duke i nxitur, kryesisht të rinjtë, t’i japin Trump edhe 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

“Nxis të rinjtë latinë që të votojnë. Ju e dini, që ka dhe një tjetër opsion. Nuk janë vetëm demokratët”, tha Valle.

Me Latinët që përbëjnë të paktën 20% të popullsisë së saj prej 20 mijë banorësh, ata e dinë se vota e tyre është vendimtare.

Niveli i ulët i papunësisë mes latinëve para pandemisë, të drejtat për armë, religjioni dhe ligji e rendi janë disa nga temat që Valle sjell në vëmendje ndërsa troket në dyer, me iniciativë të tij, pa maskë mbrojtëse. Ai thotë se mbulon fytyrën vetëm kur hyn në spital apo vende të tjera, në të cilat zyrtarët e kërkojnë.

“Jam rritur katolike, me besim shumë të fuqishëm të krishterë. Dhe kjo, gjithçka që thotë është ekzaktësisht ajo çfarë gjendet në kredon Republikane. Zoti së pari, vendi, për të tjerët administrim i mirë i financave tona. Dhe kjo është ajo që po ndodh në këtë vend tani me Presidentin Trump. Dhe do të ishte turp nëse e humbnim atë, sepse në katër vjet – mund të kthehen të gjitha prapa”, tha Lorraine Carter, mbështetëse e Trump, gjysmë amerikane dhe gjysmë meksikane.

Disa blloqe banimi më tutje, në një dyqan berberësh, një 33-vjeçar nga Guatemala, i cili u bë amerikan 4 vite më parë pas 12 vitesh qëndrimi në SHBA, është i pavendosur pasi kandidatët nuk e bindin.

“Biden thotë se dëshiron që të legalizojë të gjithë emigrantët pa dokumente, por le të shohim. Shpesh premtojnë por nuk përmbushin. Trump është shumë i drejtpërdrejtë, në atë që ka në mendje dhe thotë. Nuk mendoj se ka bërë një punë të keqe. Nuk e di se çfarë Biden do të bëjë, sepse nuk e njoh akoma atë. Jam i pavendosur. Nuk e kam ndarë mendjen”, tha Walter Riviera, emigrant nga Guatemala, i pavendosur, amerikan nga 2016.

Ndikimi latin në Culpeper u rrit në dekadat e fundit, falë pronarëve të bizneseve si Felecia Chavez. Ndërsa shumë sipërmarrës latin nuk donin të shpreheshin hapur për prirjen e tyre në zgjedhje nga frika se mund të dëmtonin biznesin e tyre, Chavez dëshiron të votojë Trump dhe ‘të shërojë përsëri vendin’, kështu që vitrina e saj shfaqë me shkronja të mëdha rozë fjalën “Voto”. Në dyqanin e saj “La Bee da Loca”, ajo tregton në mënyrë virtuale gjithçka që ka lidhje me bletët. Chavez përpiqet të mobilizojë votuesit.

Emigrantët latinë që kanë pak si shtetas amerikanë, anojnë nga demokratët, ashtu si Judith Cruz apo Yanet Nolasco.

Në nivel kombëtar Biden kryeson mes votuesve që e identifikojnë veten si hispanikë. 53% e tyre kanë thënë se do të mbështesin demokratin, ndërsa 30% e këtij komuniteti do të votojë për Trump, pak më shumë se mbështetja e marrë në zgjedhjet e 2016-ës, sipas një sondazhi të Reuters. Por, avantazhi i Biden prej 23 pikësh është më i ulët se ai që pati Clinton ndaj Trump në votën e 4 viteve më parë. Nëse fushata e tij nuk arrin të kompensojë atë terren, kjo mund të rezultojë “katastrofike” për Biden në shtetet e luftuara ngushtë me popullsi të konsiderueshme Latine.

(A2 CNN)

/a.r

Next Post
Rezultat i ngushtë në SHBA/ Biden merr 224 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump

Rezultat i ngushtë në SHBA/ Biden merr 224 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

August 24, 2026
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

August 24, 2026
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
‘Jam i shokuar,  duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

August 24, 2026
Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2026

August 24, 2026
“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com