Partia Demokratike nën drejtimin e Luzim Bashës ka njoftuar anëtarët se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet të shtunën në orën 11:00.
Në njoftimin që u është dërguar anëtarëve thuhet se mbledhje do të bëhet për të zgjedhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.
‘Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë.’- njofton PD./m.j