Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka treguar arsyet se përse nuk do të diskutojnë me deputetët e LSI për përzgjedhjen e Presidentin e ri.
Balla tha se ashtu si për anëtarët e Rithemelimit, që nuk kanë grup parlamentar, edhe për LSI, nuk ka një regjistrim të tillë në Kuvend. Ai theksoi se do të ndiqet tradita e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit.
“Grupet parlamentare në Kuvend dihet se kush janë. Në traditën parlamentare ka qenë gjithmonë që diskutohet për grupet parlamentare. Mendoj që Kuvendi duhet ta ruajë këtë traditë. Jo pa qëllim rregullorja ka caktuar numër për 7 anëtarësh. Nuk ka grup parlamentar të LSI në Kuvend”, u shpreh Balla.
/b.h