• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e parë turistike/ Prestigjozja spanjolle reportazh për Shqipërinë: Vend autentik ku përzihet e kaluara me modernen!

by Java News
15/09/2018 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vend autentik dhe origjinal, ku vazhdon të ndihet e kaluar e tij komuniste, por me prekje moderne, shkruan portali spanjoll lavanguardia.es, në një reportazh që ia dedikon Shqipërisë.

Shqipëria është ai vend gati i panjohur, për të cilin kemi dëgjuar vetëm për shkak të së kaluarës së tij komuniste gjatë diktaturës së ashpër të Enver Hoxhës, por që prej asaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra.

Në këtë 26 vite në shumë pjesë të vendit janë ngritur godina të reja, lagje moderne me kafene dhe tarraca, më shumë zona të gjelbërta dhe dyqane… por, pavarësisht gjithçkaje, ky mbetet një vend autentik dhe origjinal, plot me njerëz të mrekullueshëm. Me siguri që do të behet një destinacion shumë në modë në vitet e ardhshme, ndoshta ia vlen të harxhosh kohë për të zbuluar këtë cep të brigjeve të Adriatikut.

Është lirë

Së pari, është një destinacion europian i lirë në krahasim me Spanjën dhe hotelet cilësore dhe restorantet janë shumë më të lirë nga sa jemi mësuar. Të hash drekën kushton rreth pesë dhe tetë euro, si dhe një natë në një hotel me pesë yje është rreth 50 euro. Duhet të përfitoni nga fakti që ende nuk është shndërruar në një destinacion turistin masiv dhe çdo gjë është më e lirë për momentin, megjithatë interesi i udhëtarëve po rritet shumë shpejt.

Tirana

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe me siguri që nuk mund të krahasohet me kryeqytetet e mëdha europiane, megjithatë ka sharmin e vet. Shumë godina të reja janë ndërtuar po ka ende shumë ndërtime që i përkasin epokës komuniste, të cilave u kanë dhënë dritë nëpërmjet ngjyrave.

Sheshi ”Skënderbej” është qendra e qytetit, një vend i mirë për të humbur, por atmosferën më të mirë e gjen në lagjen “Blloku”, ish-lagja e liderit komunist ku pjesa tjetër e vendit nuk kishte akses. Tani ajo është plot me kafene, restorante, tarraca dhe është një vend i mirë për të dalë. Në të kundërt, mund të shkosh në Muzeun Kombëtar të Historisë për të mësuar më shumë për vendin.

Berat, një trashëgimi botërore

Vetëm një orë e gjysmë larg Tiranës, do të gjeni atë që njohet si qyteti i “një mbi një dirtareve” për shkak të shtëpive me dritare të mëdha që duket sikur janë njëra mbi tjetrën që u ndërtuan në mes shekullit XVIII dhe XIX. Ky qytet i trashëgimisë botërore konsiderohet si qyteti më i vjetër në Shqipëri, duke datuar që prej shekullit të VI para erës sonë. Aty ndodhen tre lagje të vjetra, lagja muze Mangalemi, Gorica që është tradicionale kristiane dhe Kalaja, brenda fortesës mesjetare që ndodhet në kodrën më të lartë të qytetit. Një vend perfekt për të humbur nëpër rrugët e tij apo duke vizutuar kishat bizantine, shtëpitë tradicionale të epokës osmane apo kështjen në pjesën e sipërme.

Kuzhina shqiptare

Kuzhina është e shijshme dhe e shumllojshme. Ajo është influencuar nga vendet që e rrethojnë, si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia dhe Greqia. Një përëbërës gati thelbësor është kosi, ylli i shumë gatimeve.

Gatimet tipike që duhet të provohen janë fërgesa, që përbëhet nga salce me mish, vezë, majdanoz dhe djath si dhe shërbehet në tavë balte; byreku që përbëhet nga peta të holla të mbushura me gjizë; tava kosit që përbëhet nga mish qingi pa koca dhe i prerë në pjesë të vogla, i gatuar në furrë bashkë me një salcë kremoze dhe të trashë; kukureci është një lloji roleje e përbër nga zorrët, gatuar në zgarë dhe aromatizuar me hudhra dhe piper; kabunia është një ëmbëlsirë e bërë me oriz, rrush dhe bajame.

Udhëtim në Alpet e Shqipërisë

Brendësia e Shqipërisë është plot me rrugë të bukura që fton udhëtarët të bëjnë ecje në natyrë, alpinizëm apo çiklizëm mes shumë sportesh të tjera. Zona e luginës së Valbonës, në veri të vendit dhe në mes të Bjeshkëve të Namuna, ose Alpeve Shqiptare, është një mrekulli natyrore.

Parku Kombëtar i Valbonës është një zonë spektakolare prej rreth 8 000 hektarësh, një vend plot me shtëpi tradicionale që i dedikohen kultivimit të tokave të tyre dhe rritjes së kafshëve. Këtu duket sikur koha ka ndalur. Por nuk duhet të rrini pa vizituar edhe fshatin e Thethit, një tjetër mrekulli.

Riviera Shqiptare

Bregdeti i Shqipërisë përfshin 360 kilometra vijë bregdetare që ndahet në dy dete ku mund të shijoni plazhe unike dhe gati të virgjra. Vlora tërheq të gjitha llojet e turistëve, por qyteti i Sarandës, më në jug, është më turistiku, për më tepër është shumë afër me Greqinë.

Ujërat e saj të kristalta dhe të qetë janë më të bukurit, ku dallon Ksamili, një prej më të bukurve falë detit me ngjyrë të kaltër, Borshi ka shtatë kilometra plazh të pastër, Gjipeja ofron një mjedis shumë argëtues dhe të ndryshëm, Dhërmiu një prej më të pëlqyerve, si dhe Qeparoi një vend i fshehur mirë mes dy majash.

Mbetjet arkeologjike të Bylisit

Pavarësisht sipërfaqes së saj të vogël, Shqipëria ka zona arkeologjike shumë interesante. Zona arkeologjike e Bylisit ndodhet shtatë kilometra larg Ballshit dhe në qendër të vargut malor të Mallakstrës. Ai daton që në shekullin e IV p.e.s kur u themelua nga fisi ilir i Ballaitëve dhe më vonë u kthye në një koloni romake nga Jul Qezari.

Mbetjet përfshijnë një amfiteatër që ka patur 7 500 vende, disa bazilika bizantine të mbushura me mozaikë, shtëpi ilire, rrënoja të mureve që kanë një gjatësi prej 2,2 metrash dhe mbulojnë rreth 30 hektarë, si dhe godina publike romake. Nga ana tjetër, kjo zonë të ofron një pamje fantastike të lumit Vjosë dhe të maleve përreth.

ma.me

Next Post
Siguria në rrugë/ Policia shton kontrollet: 6 shoferë në pranga, 1500 gjoba në Tiranë

VIDEO/ Shpejtësi skëterre, policia e Tiranës prangos 34 vjeçarin që ecte me 193 km/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In