• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhja e liderit të ri të Wagner: Kush është “Lotus”, mercenari që mund të pasojë Yevgeny Prigozhin?

by Java News
24/08/2023 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me vdekjen e Yevgeny Prigozhin dhe numrit dy të grupit Wagner, Dmitry Utkin, në avionin e rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Moskë, mercenarëve do t’u duhet të zgjedhin një lider të ri për të drejtuar ushtrinë private me mbi 5 mijë anëtarë.

Dhe emri më i rëndësishëm i mbetur në radhët e mercenarëve, që mund të marrë drejtimin, është një nga miqtë më të ngushtë të Prigozhin, i njohur si vrasës gjakftohtë i luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për komandantin 42-vjeçar Anton Yelizarov, i cili i konsidero anëtarët e grupit mercenar si “kalorës” dhe duket se është nga ata që mbështeti revoltën kundër Vladimir Putin.

Ekspertja Samantha de Bendern tha për The Sun se emri i Yelizarov si drejtuesi i ri ka qarkulluar në grupe të ndryshme në Telegram, menjëherë pas kaosit që u krijua kur u rrëzua avioni i Prigozhin.

“Është një djalë i ri, Yelizarov, i cili është i vetmi lider i mbijetuar nga kupola e Wagner“, tha ekspertja.

I njohur me nofkën “Lotus”, Yelizarov besohet se ka qenë i përfshirë në lëvizjet e grupit në Bjellorusi dhe ka komanduar Wagner gjatë betejës më të përgjakshme të luftës në Ukrainë.

Ai udhëhoqi ofensivën e përgjakshme në Soledar, ku u vranë shumë ushtarë ukrainas dhe rusë gjatë betejës pesë mujore dhe më vonë mori emrin “pushtuesi i Soledarit” nga Prigozhin.

Pavarësisht se filloi karrierën e tij ushtarake në Forcat e Armatosura Ruse, Yelizarov është një ndër ata që i ka kthyer shpinën Putinit dhe i është përkushtuar grupit mercenar, i cili ka në përbërje disa nga të burgosurit më të rrezikshëm të Rusisë.

Në një intervistë të zhvilluar në fillim të këtij viti për kanalin në Telegram të lidhur me Wagner, “Zona Grey”,  Yelizarov e shprehur hapur besnikërinë e tij ndaj grupit mercenar.

“Wagner nuk është thjesht një strukturë që bashkon njerëzit, është një ideologji. A e keni dëgjuar historinë për Mbretin Artur dhe Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët? Pra, të gjithë komandantët e Wagner janë kalorës, dhe udhëheqësi ynë është drejtori. Nuk mund të ndahemi, të gjitha vendimet merren bashkërisht, në këshillin e komandantëve. Kështu është krijuar një strukturë pa komponentë korrupsioni”, tha Anton Yelizarov.

Anton Yelizarov mori pjesë në aksionet ushtarake në Siri, përpara se të punonte në Republikën e Afrikës Qendrore dhe të komandonte një njësi në Libi – ku ishin vendosur mina tokësore ilegale nga trupat e Wagner.

Ai mendohet se i është bashkuar grupit rreth vitit 2016, pasi u dënua për mashtrim nga forcat ushtarake ruse.

“Lotus” është sanksionuar gjerësisht edhe nga Ukraina, Franca, Bashkimi Evropian, Japonia, Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra./m.j

Next Post
Reagimi i parë/ Putin i dërgon mesazh ‘ngushëllimi’ familjes së Yevgeny Prigozhin: Një biznesmen i talentuar…!

Reagimi i parë/ Putin i dërgon mesazh ‘ngushëllimi’ familjes së Yevgeny Prigozhin: Një biznesmen i talentuar...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In