• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Avokati: Drejtues i duhur, është një figurë dominante me eksperiencë të pasur

by Os De
11/12/2025 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, vlerësoi emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të pritshme dhe të mbështetur gjerësisht. Sipas Hoxhës, Braho ka qenë “krahu i djathtë i Altin Dumanit” dhe një profesionist me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, i cili e ka provuar veten në çdo detyrë. 

Ai theksoi se të gjithë kandidatët ishin në nivel dhe se procesi këtë herë u zhvillua pa ndërhyrje apo konfrontime ndërkombëtare, ndërsa mbështetja për Brahon ishte e qartë. Avokati e konsideroi kreun e ri të SPAK si “drejtuesin e duhur”, një figurë dominante që pritet t’i japë drejtim të ri institucionit, ndërsa vuri në dukje se rikthimi i mbështetjes së hapur të SHBA-ve dhe kohezioni mes administratave amerikane janë sinjale pozitive për vijimin e punës. Sipas tij, platforma e Brahos është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi puna e SPAK pritet të intensifikohet edhe më tej. 

“Kandidatura ishte e qartë dhe e pritshme. Klodian Braho ishte krahu i djathtë i Altin Dumanit. Të gjithë kandidatët ishin në lartësinë e situatës. Braho është një njeri që e ka provuar veten dhe ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prisja që të kishte marrë më shumë vota. Të gjithë kandidatët ishin në lartësinë e situatës dhe kësaj here nuk pati konfrontimin e përfaqësisë së disa shteteve. 

Mbështetja ishte e qartë. Braho një drejtues i duhur për SPAK. Është një figurë dominante. Ka një rikthim që Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë pranë Prokurorisë së Posaçme, fondet nuk janë ndërprerë dhe ka të njëjtën qasje si administrata Biden ashtu edhe ajo e Trump. Platforma e Braho është vetëm maja e ajsbergut, sepse jam i sigurt që do të bëhen punë edhe më të mira. Do i japë udhë SPAK, që ka filluar të hedhë hapat e veta”, tha Arbër Hoxha. 

 

Next Post
Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

November 2, 2026
Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

November 2, 2026
Veliaj: Rama merr mandatin e tretë, do të punoj 24 orë në 7 ditë për fitoren historike

Erion Veliaj reagon me letër nga Burgu i Fierit: Ja tre kërkesat që më solli Toni Gogu!

November 2, 2026
Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

November 2, 2026
Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

November 2, 2026
Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

November 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Që Veliaj të ndihet i sigurt si i burgosur dhe si kundërshtar politik

November 2, 2026
Republika popullore e protestës

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

November 2, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

November 2, 2026
Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In