• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e Amerikës për t’u tërhequr nga Afganistani

by Java News
16/08/2021 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi. Qeveria e tij ka rënë ndërsa luftëtarët talebanë po hyjnë në Kabul. Ndërsa kjo të sjell ndërmend kujtimet e rënies së Saigonit në vitin 1975, dy dekada prani ushtarake amerikane në Afganistan janë zhdukur brenda pak javësh. Si ndodhi kjo gjë?

Ka luftëra nga nevoja, përfshirë Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Gjirit 1990-1991. Këto janë luftëra në të cilat përdoret forca ushtarake sepse konsiderohet të jetë mënyra më e mirë dhe shpeshherë e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat vitale kombëtare. Ka gjithashtu luftëra të zgjedhura, të tilla si lufta në Vietnam dhe luftërat e vitit t 2003 në Irak, në të cilat një vend hyn në luftë edhe pse interesat në fjalë nuk janë aspak vitale dhe ka mjete jo ushtarake që mund të vihen në përdorim.

Tani, me sa duket, ka edhe tërheqje të zgjedhura, kur një qeveri largon trup që mund t’i kishte lënë në një zonë ku janë në progres operacione ushtarake aktive. Ajo nuk i tërheq trupat sepse misioni i tyre ka përfunduar, ose prania e tyre është bërë e papërballueshme, ose ata nuk janë më të mirëpritur nga qeveria pritëse. Asnjë nga këto kushte nuk vlen për situatën në të cilën u gjendën Shtetet e Bashkuara në Afganistan në fillim të administratës së presidentit Joe Biden. Tërheqja ishte një zgjedhje dhe, siç është shpesh e vërtetë për luftërat e zgjedhura, rezultatet premtojnë të jenë tragjike.

Trupat amerikane shkuan për herë të parë në Afganistan 20 vjet më parë për të luftuar së bashku me fiset afgane që kërkonin të rrëzonin qeverinë talebane që strehonte al-Kaedën, grupi terrorist përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit 2001, ku mbetën të vrarë rreth 3,000 njerëz në SHBA. Talebanët shumë shpejt u larguan, edhe pse shumë nga udhëheqësit e tyre u arratisën në Pakistan, ku me kalimin e kohës ata u ringritën dhe rifilluan luftën kundër qeverisë afgane.

Me kalimin e viteve, numri i trupave u rrit – në një moment gjatë presidencës së Barack Obama në mbi 110,000 të tillë – ndërsa ambiciet e SHBA-së në Afganistan u zgjeruan. Kostoja ishte e madhe: rreth 2 trilionë dollarë dhe afër 2,500 jetë amerikane, mbi 1,100 jetë nga partnerët e saj të koalicionit, si dhe deri në 70,000 viktima ushtarake afgane dhe gati 50,000 vdekje civile. Rezultatet, megjithatë, ishin modeste: ndërsa një qeveri afgane e zgjedhur (unike në historinë e vendit) kontrollonte qytetet e mëdha, kontrolli i saj mbi pushtetin mbeti i dobët dhe talebanët rimorën kontrollin mbi shumë qytete dhe fshatra më të vegjël.

Ndërhyrja amerikane në Afganistan ishte një rast klasik tejkalimi, një luftë e kufizuar e domosdoshme e filluar në 2001 që gjatë viteve u shndërrua në një luftë të kushtueshme të zgjedhur. Por në kohën kur Biden mori presidencën, kjo i përkiste së kaluarës. Nivelet e trupave amerikane ranë në rreth 3,000; roli i tyre ishte kryesisht i kufizuar në trajnimin, këshillimin dhe mbështetjen e forcave afgane. Që nga shkurti 2020 në Afganistan nuk kishte pasur asnjë viktimë luftarake amerikane. Prania modeste amerikane ishte një spirancë për rreth 8,500 trupa nga vendet aleate dhe një mbështetje ushtarake dhe psikologjike për qeverinë afgane.

Në SHBA, Afganistani ishte zbehur si çështje. Amerikanët nuk votuan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 duke pasur në mendje vendin dhe nuk po marshonin nëpër rrugë duke protestuar kundër politikës amerikane atje. Pas 20 vitesh, SHBA-ja kishte arritur një nivel përfshirjeje të kufizuar në përpjesëtim me aksionet. Prania e saj nuk do të çonte në fitore apo paqe ushtarake, por do të shmangte kolapsin e një qeverie që, sado e papërsosur, ishte shumë më e preferueshme sesa alternativa që po merr tani pushtetin. Ndonjëherë ajo që ka rëndësi në politikën e jashtme nuk është ajo që mund të arrish, por ajo që mund të shmangësh. Afganistani ishte një rast i tillë.

Por kjo nuk ishte politika amerikane. Biden po punonte nga një skenar i trashëguar nga administrata e Donald Trump, i cili në shkurt 2020 nënshkroi një marrëveshje me talebanët, e cila përcaktonte majin 2021 ai afat për tërheqjen e trupave amerikane. Marrëveshja nuk i detyronte talebanët të çarmatoseshin ose të angazhoheshin për një armëpushim, por thjesht të binin dakord të mos strehonin grupe terroriste në territorin afgan. Ajo nuk ishte një marrëveshje paqeje, por një pakt që fshihte tërheqjen amerikane.

Administrata Biden e ka nderuar në çdo mënyrë këtë marrëveshje me të meta të thella, përveçse në një pikë: afati për tërheqjen e plotë të Ushtrisë Amerikane u zgjat me pak më shumë se tre muaj. Biden hodhi poshtë çdo politikë që do ta kishte lidhur tërheqjen e trupave amerikane me kushtet në terren ose veprimet shtesë të talebanëve. Në vend të kësaj, nga frika e një skenari në të cilin kushtet e sigurisë përkeqësoheshin dhe krijonin presion për të ndërmarrë hapin politikisht jopopullor të rivendosjes së trupave, Biden thjesht i largoi të gjitha forcat amerikane.

Siç ishte parashikuar gjerësisht, vrulli u zhvendos në mënyrë dramatike te talebanët dhe u largua nga qeveria e zhgënjyer pas largimit të njoftuar (dhe tani aktual) të ushtrisë amerikane. Me talebanët që po marrin kontrollin mbi të gjithë Afganistanin, hakmarrjet e përhapura, represioni i ashpër ndaj grave dhe vajzave dhe flukset masive të refugjatëve janë diçka e sigurt që do të ndodhë së afërmi. Parandalimi i rikthimit në vend të grupeve terroriste, pa një prani në vend, do të jetë shumë më e vështirë.

Me kalimin e kohës, ekziston rreziku i shtuar që talebanët të kërkojnë të shtrijnë praninë e tyre në pjesën më të madhe të Pakistanit. Nëse kjo ndodh, do të ishte ironike sepse ishte Pakistani që garantoi një strehë të sigurt për talebanët. Tani, në një version të ditëve moderne të Frankenshtajnit, është e mundur që Afganistani të bëhet një lloj strehe për ta çuar luftën në Pakistan – një skenar i mundshëm i frikshëm, duke pasur parasysh brishtësinë e Pakistanit, popullsinë e madhe, arsenalin bërthamor dhe historinë e luftës me Indinë.

Tërheqja e nxituar dhe e planifikuar shumë dobët e SHBA-së nuk mund të garantojë as kohë të mjaftueshme për të evakuuar afganët e pambrojtur që punuan me qeveritë amerikane dhe afgane. Përtej pasojave lokale, pasojat e zymta të dështimit strategjik dhe moral të Amerikës do të përforcojnë pikëpyetjet në lidhje me besueshmërinë e SHBA-së midis miqve dhe armiqve të saj.

Biden u pyet kohët e fundit nëse ai kishte ndonjë pendesë për vendimin e tij për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani. Ai u përgjigj se nuk pendohej për këtë. Epo, ja që duhet të pendohet./ Reporter.al

/m.j

Next Post
E kishte rritur e vetme, jetimja 15-vjeçare vret me thikë nënën pas një sherri banal

E kishte rritur e vetme, jetimja 15-vjeçare vret me thikë nënën pas një sherri banal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In