• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjatja e vettingut/ Zbulohet lëvizja e Bashës pak orë para votimit, pas thirrjes së ndërkombëtarëve

by Java News
09/02/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 09:00, pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të vetinut.

Burime bëjnë me dije për Abcnews.al se në mbledhje pritet që deputetët demokratë të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024.

Negociatat para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës kanë futur në lojë edhe ndërkombëtarët. Sipas burimeve përgjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të ambasadave të vendeve të perëndimit në Tiranë kanë shkuar në selinë blu për të arritur një unanimitet mes palëve sa i takon këtij procesi.

Si përgjigje ata kanë hasur një kundërshtim në lidhje me këtë çështje pasi demokratët distancohen nga ky votim, duke qenë se propozimi ka ardhur nga socialistët dhe mund të perceptohet në publik si një ujdi e mundshme mes palëve.

Negociatat janë shtrirë edhe në selinë rozë, duke bërë që retorika mes palëve të zbutet gjatë ditëve të fundit ndërsa socialistët duket se kanë lëshuar “pe” nga disa qëndrime të forta në komisionet hetimore përballë kërkesave të demokratëve.

Selitë diplomatike të SHBA, BE, Mbretërisë së Bashkuar apo edhe Gjermanisë në vendin tonë dje iu drejtuan me thirrje të njëpasnjëshme Kuvendit për të ngritur “kartonat” pro zgjatjes së vetingut për të krijuar në një farë mënyre edhe bindjen se kjo kërkesë nuk vjen nga socialistët por ka lidhje me fatin e përbashkët të vendit.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se duhet zgjatja e mandatit pasi ky proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet të mbyllet nga po ky komision. /abcnews

g.kosovari

Next Post
Prag lufte në Ukrainë? Pas SHBA-ve edhe Britania e Madhe tërheq stafin diplomatik, ndërsa BE…

Rreziku i pushtimit të Ukrainës/ Ambasadori rus në BE: Besojmë akoma te diplomacia, por mos na provokoni sepse do ndryshojmë mendje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In