Cekët kaluan në avantazh me Provod, pas një aksioni model që bëri të shtangen luzitanët e Kristiano Ronaldos. Por portugezët janë “zgjuar” menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur golit të çekëve e për rrjedhojë duke rivendosur baraspeshën, në “Reb Bull Arena”, të Lajpcigut.
Falë një rrëmuje në zonën e çekëve, qendërmbrojtësi, Robin Hranac tregohet i pavëmendshëm, duke e shtyrë topin në rrjetën e tij, pas një përplasje me “gardianin” Stanek. Rezultati shkon në 1 me 1.