• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendësoni tabletat me produkte natyrale

by Aalison Pearse Stevens
09/05/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa njerëz konsumojnë tableta si shtesa ushqimi. Në këtë gjë nuk ka asgjë të keqe, por ndonjëherë është më mirë nëse nutrientët i konsumoni me produktet e vërteta adekuate të natyrës. Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj para marrjes së çfarëdo shtese të re, ndërsa ne ju sjellim suplementet të cilat mund t’i zëvendësoni me ushqime.

Vitamina B12

Pse është e nevojshme? Vitamina B12 kryen funksione të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen e shëndetit të sistemit qendror nervor, prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe rregullimin e metabolizmit. Nëse nuk konsumoni mjaft vitaminë B12, me siguri do të vuani nga kapsllëku, humbja e oreksit, anemia, të ndjerit të dobët ose lodhja.

Ekspertët thonë se si personat e moshuar duhet të konsumojnë sasi më të madhe të vitaminës B12 sepse humbin aftësinë e absorbimit kualitativ të vitaminës nga ushqimi. Sëmundja celiake dhe e Chronit po ashtu mund të reduktojnë aftësinë e absorbimit të vitaminave nga burimet natyrore.

Burimet natyrore

Mishi i kuq dhe guaskat përmbajnë nivel të lartë të vitaminës B12. Burimet tjera të mira janë vezët, peshku, pula dhe qumështi. Nëse nuk vuani nga sëmundja e Chronit ose ajo celiake, probabiliteti që jeni duke e absorbuar në mënyrë të duhur vitaminën B12 nga ushqimi është i madh, prandaj nuk ka nevojë për konsumimin e shtesave.

Rreziqet potenciale të tabletave

Kur është në pyetje vitamina B12, dozimi i tepërt paraqet problem të madh. Ajo është e tretshme në ujë, çka do të thotë që konsumimi i tepërt do të lirohet përmes urinës. Megjithatë, tabletat e vitaminës B12 mund të kenë ndërveprim të keq me llojet e caktuara të ilaçeve siç janë ilaçet për diabet, histamina dhe antibiotikët e caktuar.

Vitamina D

Pse është e nevojshme? Ka meritë për shëndetin e eshtrave dhe lehtëson absorbimin e kalciumit në dhëmbë dhe eshtra. Shkalla e shëndetshme e vitaminës D është e lidhur me rrezikun e reduktuar nga krijimi i llojeve të caktuara të kancerit dhe reduktimin e simptomave të depresionit. Mungesa e vitaminës D mund të rrisë rrezikun nga krijimi i osteoporozës, sklerozës së shumëfishtë dhe diabetit të tipit 2. Njerëzit gradualisht e humbin aftësinë e absorbimit të vitaminës D. Arsyeja e aftësisë së reduktuar të trupit për të absorbuar vitaminë D mund të jetë mosha mbi 50 vjet, teni i mbyllët, pesha e tepruar trupore dhe intoleranca në laktozë. Nëse vuani nga sëmundja celiake ose sëmundja e Chronit, po ashtu me vështirësi mund të absorboni vitaminën D. Ilaçet e caktuara (laksativët, asteroidet, ilaçet për uljen e kolesterolit) po ashtu mund të reduktojnë aftësinë e absorbimit të vitaminës D.

Burimet natyrore

Një nga burimet më të mëdha është dielli dhe salmoni të cilët vetëm në 85 g do të sigurojnë gati 100 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës D. Burimet tjera të mira të vitaminës D janë drithërat, lëngu i portokallit, qumështi dhe jogurti.

Rreziqet potenciale të tabletave

Ka mundësi të mbidozimit me vitaminë D, dhe kjo mund të shkaktojë rrezikun e rritur nga krijimi i infeksioneve të sistemit tretës, humbja e apetitit dhe gurët e veshkave.

Acidet yndyrore omega 3

Pse janë të nevojshme? Popullariteti i tyre nuk është pa arsye Reduktojnë rrezikun nga krijimi i inflamacioneve dhe sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë dementian, artritin, kancerin, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Ka tri lloje të acideve yndyrore omega 3 – DHA (docosahexaenoic acid), EPA (eicosapentaenoic acid) dhe ALA (α-linolenic acid). Në peshk gjenden acidet yndyrore DHA dhe EPA dhe ato japin dobitë më të mëdha shëndetësore, derisa acidet yndyrore oemega 3 ALA mund t’i gjeni në frutat e caktuara arrore dhe perime.

Burimet natyrore

Salmoni, tuna, harenga dhe sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3. Spinaqi, soja, arrat dhe brokoli po ashtu përmbajnë nivele të dobishme të këtyre yndyrore.

Rreziqet potenciale të tabletave

Nëse vuani nga diabeti ose konsumoni ilaçe për uljen e tensionit të gjakut, duhet të keni kujdes me shtesat e acideve yndyrore omega 3. Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i tyre në kombinim me disa ilaçe mund të rrisë rrezikun nga gjakderdhja dhe të shkaktojë tension të ulët të gjakut deri në rrezik për jetë.

Koenzima Q10

Pse është e nevojshme? Ndoshta nuk keni dëgjuar për të, por konenzima Q 10 është një nga materiet universale të cilat gjenden në trupin njerëzor. Çdo qelizë përmban nivel të caktuar të këtij enzimi, që është kyçe për rritjen dhe riparimin e qelizave. Po ashtu është antioksidant dhe ofron mbrojtje muskujve dhe zemrës. Ka dëshmi të cilat sugjerojnë që mbron nga plakja e parakohshme, kanceri, sëmundja e Parkinsonit, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Burimet natyrore

Shumë ushqime përmbajnë koenzimin Q10, si mishi i kuq, salmoni, sardelet, tuna, skumbri, soja, vaji i sojës, vaji i susamit, kikiriki, arrat, brokoli, spinaqi dhe drithërat e papërpunuara. Për të marrë më të mirën, shmangi zierjen e tepruar të disa ushqimeve të cilat përmbajnë koenzimin Q10. Nxehtësia e ndryshon këtë enzimë dhe e bën më pak efikase.

Rreziqet potenciale të shtesave

Koenzima Q10 nxit mpiksjen e gjakut dhe mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e tensionit në vlerë potencialisht të rrezikshme. Po ashtu është treguar që mund të pengojë kimioterapinë.

Kur nuk janë të mjaftueshme burimet natyrore?

  • Tek njerëzit që kanë mungesë të dëshmuar të materieve të caktuara mund të kenë dobi nga shtesat.
  • Vitet, sëmundja dhe alergjitë në ushqim mund të reduktojnë aftësinë e trupit për të absorbuar vitamina dhe minerale.
  • Shprehitë e caktuara ushqyese (vegjetariane) mund të reduktojnë burimet e vitaminave dhe mineraleve të nevojshme. (b.an)
Next Post

9 Maji dhe Europa që duam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In