• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 Maji dhe Europa që duam

by Ditmir Bushati
09/05/2016 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati

66 vjet më parë deklarata e ministrit të jashtëm të Francës Robert Schuman shërbeu si pikënisje për ndërtimin e themeleve të projektit që sot njihet si Bashkimi Europian.

Në themel të këtij projekti, i pamundur për skeptikët dhe i vështirë edhe për më optimistët, qëndronin jo vetëm bashkëpunimi ekonomik por edhe objektiva të patjetërsueshme si paqja dhe siguria.

Ndërtimi i një bashkësie të mbështetur tek sundimi i së drejtës, ku krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse shoqërohej me mirëqenie materiale, trupëzoi tek BE-ja projektin politik më tundues dhe më të suksesshëm.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, BE-ja u përqendrua tek mbrojtja e konsolidimi i paqes, demokracisë, dhe të drejtave të njeriut, tek ndihma bujare për zhvillimin dhe solidaritetin, tek lufta ndaj epidemive dhe aplikimi i standardeve të larta të sigurisë ushqimore, mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike. Janë këto disa nga vlerat dhe parimet që mpiksën vizionin dhe projektin e BE-së, duke e bërë ate në një model tërheqës jo vetëm për vendet e Europës Lindore e Qendrore që përjetonin regjime tiranike, por edhe për kontinente të tjera.

66 vite më pas, Bashkimi Europian në jo pak raste ngjan si njësi menaxhimi krizash. Kriza demokratike që i ka rrënjët tek populizmi dhe teknokracia, tek epërsia e metodës ndërqeveritare përkundrejt asaj komunitare, duke rritur kësisoj jo vetëm hendekun mes perëndimit e lindjes por edhe veriut e jugut të Europës, e ka kthyer në histori të së kaluarës modelin e shtetit social.

Kriza financiare, kriza e pazgjidhur e borxhit të Greqisë, Ukraina, raporti ende i paqartë me Rusinë përsa i përket arkitekturës së sigurisë europiane, vala migratore më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore, e cila po shoqërohet me politikën e frikës e panikut dhe refleksin e mbylljes së opinionit publik përballë një  botë gjithnjë e në ndryshim: të gjitha këto po sfidojnë kapacitetet integruese, dialoguese dhe gjeneruese të Bashkimit Europian.

Në prag të referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar apo jo nga BE-ja, duket se optimizmi i projektit europian, i mishëruar përmes monedhës së përbashkët euro dhe politikës së zgjerimit të BE-së, po mënjanohet nga tendenca e copëzimit dhe fragmentarizimit.

Është e vështirë të mohohet se vetë projekti i BE-së, më shumë se sa krizat e natyrave të ndryshme, po vuan nga një krizë e thellë besimi.

Kjo mungesë besimi në aftësitë e BE-së, ka krijuar terrenin e favorshëm për populizmin politik që po hedh rrënjë në vende me demokraci të konsoliduar ashtu si dhe në vende me demokraci të brishtë.

Por ndërkohë që Europa po përballet me kërcënimet që vijnë prej terrorizmit dhe ekstremizmit që keqpërdor fenë,  para pak ditësh londinezët zgjodhën për kryetar bashkie një mysliman jo të bardhë. Cka tregon se mungesa e besimit në vlerat e gjithëpërfshirjes dhe shoqërisë së hapur është një sfidë e tejkalueshme në rruzullin europian.

Pavarësisht furtunave që po kalon BE-ja, shembulli i saj ka qenë dhe mbetet frymëzues për shqiptarët dhe rajonin tonë. Historia e suksesit e këtij këndi të Europës, ku tashmë mbizotëron paqja dhe fryma për bashkëpunim, i detyrohet në një masë të madhe mbështetjes së pamunguar të BE-së dhe perspektivës sonë të përbashkët për të qenë pjesë e familjes europiane. E për të përfunduar kësisoj procesin e shtet-konsolidimit demokratik.

Gjetja e mekanizmave që përshpejtojnë integrimin europian, si Procesi i Berlinit, është e nevojshme për kanalizimin e mëtejshëm të ndihmave të BE-së drejt politikave të zhvillimit ekonomik, ndërlidhjes dhe uljes së pabarazive midis vendeve të rajonit tonë dhe atyre të BE-së.

Sfida jonë mbetet se si ta shndërrojmë paqen e arritur në rajon, në një hapësirë sigurie dhe prosperiteti, ku ja vlen të jetosh. Kjo është një sfidë e përbashkët për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse në rastin tonë, më shumë se sa për projekt zgjerimi duhet të flasim për projekt konsolidimi të Europës në rrafshin politik, ekonomik dhe të sigurisë.

Për këtë kemi nevojë jo vetëm për besim te vetja dhe angazhim të plotë e konkret në procesin e integrimit europian, por edhe te Bashkimi Europian, që nuk duhet të lejojë që hijet e së shkuarës ta errësojnë të ardhmen europiane të kontinentit.

Next Post

Stresi ofendon rëndë Kryeministrin Rama (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In