• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendëson Salianjin, Mano rreshtohet me vrap krah Berishës: Të ndërtohet urgjentisht qeveri teknike!

by A R
17/10/2024 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pritje të betimit si deputet i Korçës për Partinë Demokratike, Andrea Mano, figura politike që pritet të ulet në karrigen e Salianjit pas dënimit me 1 vit burg për kallëzimin e rremë sa i përket dosjes “Babale”, ka zgjedhur të mos japë asnjë koment për paraardhësin e tij.

Për gazetarin e Klan News, Besard Jacaj, Mano ka lënë të nënkuptohet se me betimin si deputet do t’i bashkohet aksionit opozitar. Megjithatë, sipas tij, situata aktuale nuk i shërben për të mirë askujt dhe duhen krijuar ura komunikimi për ndërtimin e një qeverie teknike.

“Para 3 viteve unë dhashë dorëheqjen nga drejtimi i PD në Korçë. Unë dhe një pjesë e madhe e anëtarëve të Kryesisë. Ne u larguam 280 veta në shenjë proteste për lidershipin, i cili i ktheu zgjedhjet në një pazar të poshtër midis tij dhe njerëzve afër tij. Kështu që ne nuk jemi larguar nga Partia Demokratike, por kemi qenë një grup njerëzish që vazhdonte të jepte kontributin midis radhëve të PD-së. Ajo që unë shoh, sa i përket qëndrimit tim, është një situatë që nuk i bën nder askujt, as Shqipërisë, as pushtetit, sepse fatkeqësisht duhet të jenë ata që ta bëjnë situatën lehtësisht më të komunikueshme për opozitën. Po shkojmë në një situatë që s’ka një përfundim pozitiv, sepse kur afrojnë zgjedhjet, pushtetit i intereson ta acarojë situatën për të mbledhur apo rigrupimit të militantëve të vetë. Dhe pushteti tani sipas sondazheve ka një rënie të tyre.

Kjo na ka vënë ne në pozitë. Unë besoj se duhen gjetur ura komunikimi për të ndërtuar një qeveri teknike. Është e vështirë, por ne duhet të tentojmë sepse s’kemi ç’bëjmë. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ne duhet të bëjmë edhe plane të tjera. Qeveria teknike është shumë e zorshme që të arrihet në rrugë ekstreme në këto momente. Presioni duhet, ne duhet të vazhdojmë protestat dhe çdo rrugë tjetër që mendojmë se mund të na sjellë efekt, por nga ana tjetër duhet të vendosim komunikimin me ndërkombëtarët”, përfundoi Mano, duke i kërkuar ndër të tjera ndjesë elektoratit të tij korçar për vendimet e gabuara në të shkuarën sikurse djegia e mandateve.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    E ore Andrea, dështaku i Korçës. Ke tre vjet i vetpërjashtuar e tani të ardhi radha të zgjohesh. Edhe thua se,; po i re murit me kokë , nuk rrëzohet muri por thyet koka,; e më pas na thua se; nuk ka rrugë tjetër veçse t’i biedsh murit me kokë?!
    O filozof i dështuar i Korçës që lëvizni të gjithë në një rreth vicioz dhe nuk keni mend të dilni prej aty, jeni kthyer si në shpellën e Pllatonit 2500 vjet para. Bjerimi murit me kokë!!
    Shënim: Budalla është Berisha që nuk zbret nga kati i 8-të i godinës?? O buf kënete!.
    Kërkon qeveri teknike??!! Që për 6 muaj t’i vini kazmën dhe zjarrit Shqipërisë?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In