• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendësimi i “teknikëve”, 6 emrat që do të drejtojnë ministritë deri në qeverinë e re

by A R
18/08/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë dorëzuar dje dorëheqjen pranë Kryeministrit Edi Rama.

Dorëheqja e ministrave të PD-së erdhi pas debatit që lindi në kampin opozitar mes aleatëve të PD-së dhe selisë blu.

Dje ministrat teknikë publikuan raportin përfundimtar të task-forcës, që u ngrit enkas për monitorimin e zgjedhjeve dhe pas këtij veprimi, duke filluar nga zv.kryeministrja Ledina Mandija, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ministrja e Financave Helga Vukaj, ministrja e Mirëqenies Xhuljeta Kërtusha, ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe ministrja e Arsimit Mirela Karabina, kanë firmosur largimin vullnetar nga kabineti “Rama”.
Kryeministria konfirmoi se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka marrë dorëheqjet e ministrave teknikë të emëruar nga
marrëveshja me Partinë Demokratike.

Por Kryeministri gjatë kësaj periudhe nuk do të miratojë shkarkimin e ministrave teknikë dhe dërgimin në Presidencë të emrave të ministrave të rinj për t’i zëvendësuar.

Gjatë kësaj periudhe deri në shtator funksionet do t’i ushtrojnë zëvendësministrat, të cilët do të kenë kompetencat e ministrave të dorëhequr.

Emrat e zv.ministrave qe marrin drejtimin e Ministrive

Por kush do të ushtrojë funksionet në mungesë të titullarëve të propozuar nga Partia Demokratike? Ligji nr. 9000, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, parashikon dhe mundësinë që zv.ministrat të ushtrojnë kompetencat e ministrave.

Sipas nenit 6 të këtij ligji, “zëvendësministri zëvendëson ministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit.

Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera”. Kompetencat e Dritan Demirajt pritet t’i zbatojë zv.ministrja Rovena Voda.

Ndërsa të ministres së Financave, Helga Vukaj, zv.ministri Erjon Luçi.

Gazment Bardhi, ministër i Drejtësisë, i ka kaluar kompetencat zv.ministrit Arben Isaraj.

Xhuljeta Kërtusha zëvendësohet nga Bardhylka Kospiri.

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë, ia ka kaluar kompetencat zv.ministres Mira Rakacolli.

Ndërsa Mirela Karabina, ministre e dorëhequr e Arsimit, ia ka kaluar kompetencat zv.ministrit Gert Janaqi./panorama/

Next Post
Tjetër viktimë në plazhet shqiptare, vdes pushuesja në Sarandë

Tjetër viktimë në plazhet shqiptare, vdes pushuesja në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com