• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendësi i Andreottit: Eksodi i shqiptarëve na gjeti të papërgatitur, njësoj si sot

by Java News
07/03/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Greqia e vetme nuk do të mundet kurrë të përballë emergjencën e emigratëve dhe të mbrojë kufijtë europianë. Është e nevojshme që të rishpërndajmë kontigjentët tanë ushtarakë që ndodhen ende në Kosovë, Liban e Afganistan. Pyes veten se çbëjnë ende atje”.

Kështu shprehet në një intervistë për “Corriere Della Sera“, Claudio Martelli, që në vitet ’90 ishte Zevendëskryeministër i dhe Ministër i Drejtësisë i qeverisë Andreotti. Ishte ai që 1991, do të sillte në Brindizi zërin e qeverisë kombëtare.

Ishte data 11 Mars dhe qyteti i vogël puljez ishte përballur me mbërritjen e papritur të 25 mijë personave në arrati nga Shqipëria dhe nga regjimi diktaturës së Enver Hoxhës.

Nëser mbushen plot 25 vite nga ai episod biblik, që ndodhi në vetëm 3 ditë dhe nuk u trasformua në një tragjedi, falë punës të të gjithë popullatës së Brindizit.

I nderuar Martelli, çfarë mbani mend nga ato ditë?

“Ishte hera e parë që Italia gjendjen përballë një emergjence të përmasave të tilla, ishim të gjithë të pa përgatitur pavarësisht se njihnim ngjarjet me varkat me njerëz në Amerikë, apo ato të vendeve të Europës Lindore, pas rënies të regjimeve komuniste”.

I pari që erdhi në Brindizi, por vetëm në një distancë prej 3 ditësh, ishte Ministri i Mbrotjes Civile, Vito Lattanzio. Kryebashkiaku i asaj kohe, Giuseppe Marchionna akuzoi qeverinë se e kishte braktisur Brindizin.

“Më kujtohet fare mirë, madje kujtoj gjithashtu se e kam denoncuar publikisht ngadalësinë e aparatit burokratik, gjatë një konference për shtyp që u mbajt në Prefekturën e Brindizit më 11 Mars.”

25 mijë emigrantë në 3 ditë, problemi i parë që lind është si të përballosh problemin e kë të presësh e kë jo. Si veprohet në këto raste?

“Ngritëm një komision kombëtar për aplikimin e ligjit Martelli mbi emigracionin, që pikërisht në ato ditë mbushte 1 vit. Në përfundim të udhëzimeve individuale, që zgjatën disa muaj, vetëm 3 – 4 mijë personave iu dha azili politik, ndërsa të tjerët u riatëdhesuan me transport ajror.

Në një distancë prej 10 vitesh nga ai eksod, Shqipëria ia doli që të mos bënte më pjesë në listën problematike të emigratëve. Si u arrit ky rezultat?

“Në përfundim të asaj emergjence, vizitova Tiranën për të arritur në marrëveshje me qeverinë shqiptare, që konsistonin në ndihma ekonomike për vendin dhe dislokimin e forcave tona ushtarake për të kontrolluar portin dhe për të sekuestruar varkat me emigrantë. Bashkëpunimi pati rezultate pozitive”.

Në një distancë prej pak muajsh nga eksodi i Brindizit, në Bari, më 8 Gusht të 1991, mbërritja e 20 mijë emigrantëve që vinin nga Vlora, u menaxhua totalisht ndryshe. Çfarë kishte ndryshuar në ato 5 muaj?

“Po më kujtohet që u mbyllën në stadiumin “Vittoria” dhe që pati edhe momente të larta tensioni. Ishte pikërisht në atë rast që u shpreha se mbrotja jonë civile, ishte shumë pak civile. Sjellja e ndryshme e autoriteteve lokale derivoi padyshim nga ajo çfarë kishte ndodhur në Brindizi, që kishte shtuar frikën se fenomeni për të kthehej kronik. Megjithatë, edhe ajo emergjencë, u zgjidh shpejt, me rikthimin e thuajse të 20 mijë personave, pjesa më e madhe të të cilëve nuk plotësonin kushtet e nevojshme për të qëndruan në Itali.”

Sot gjendemi përballë një tjetër eksodi masiv që mund të kalojë nëpërmjet Greqisë. A është Italia gati për ta përballuar?

“Nuk është gati Greqia, që sëbashku me Italinë është kufiri jugor i Europës, pasi nuk mund të kontrollojë një arqipelag prej 1500 ishujsh. Ai vend ka një nevojë të dëshpëruar për ndihmë dhe sigurisht që nuk do të mjaftojnë 700 milionët e akorduar nga Bashkimi Euorpian për 3 vjet.”

Edhe rruga e bashkëpunimit me vendet nga ku vijnë këta emigrantë duket e vështirë.

“Sigurisht, pasi po flasim për vende me qeveri të paqëndrueshme, në të cilat e vetmja gjë që mund të ndërhyhet është me peace forcing, pra vendosje me forcë të paqes. Ja përse u duhet shkuar në ndihmë vendeve tranzit si Greqia, për të mbajtur nën kontroll fluksin në pjesën tjetër të Europës.”

Dhe si duhet menaxhuar ky fluks?

“Sigurisht jo duke i mirëpritur të gjithë, siç do të donte Federica Mogherini, por as siç do donte Roberto Maroni, duke i kthyer mbrapsht në det, pasi do të ishte si një banjë me gjak. Mënyra më e thjeshtë është zbatimi i ligjit, duke pranuar ata që kanë të drejtë për azil politik dhe duke kthyer mbrapsht kë nuk plotëson kriteret.”

Kufijtë europianë vazhdojnë të jenë një sitë dhe risurset ekonomike janë të pakta. Çfarë masash merren në këtë rast?

“Duke vënë në përdorim kontigjentet ushtarake, të bllokuara ende në Kosovë, Liban dhe Afganistan, si forca policore për aplikimin e Shengen. Duhet të bllokojmë edhe efektin domino që mund të ketë mbyllja e kufijve kombëtarë dhe të mos harrojmë që Ballkani ka qenë prej kohësh një terren që ushqen nacionalizëm dhe ndonjëherë edhe racizëm”.

Italia e di mirë që Europa është shpesh e shurdhët ndaj kërkesave për ndihmë ekonomike.

“Është e vërtetë dhe për këtë pajtohem me Kryeministrin Renzi: Kostoja për pritjen e bërë nga vendi ynë duhet të hiqet nga përllogaritja e defiçitit tonë”.

Next Post

“Vagabond”, “i paturp”, “shpifës”, zbardhen debatet në Grupin e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In