• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Varhelyi nxiti Ramën, Vuçiç dhe Zaev që ta vazhdojnë Ballkanin e Hapur!

by A R
21/12/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të lartë shtetërorë e qeveritarë të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë në Tiranë Takimin e radhës së Nismës “Ballkani i Hapur”.

Ata pritet të nënshkruajnë 5 marrëveshje që lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev ftuan edhe 3 vende të tjera, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën që t’i bashkohen kësaj nisme.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, mori pjesë përmes internetit në Takim, duke i nxitur këto tre vende që ta vazhdojnë këtë nismë.

Ai tha se gjithmonë ka qenë shumë pozitisht ndaj kësaj nisme, sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, njëlloj si në BE.

Zoti Varhejli tha se tre politikanët me nismën e tyre se e kanë kuptuar rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo mund të përshpejtojë integrimin ekonomik me BE.

“Kjo nismë tregon se rajoni është gati për integrimin dhe po e bën këtë. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në të mirë të Ballkanit dhe në të BE-së. Ftoj edhe 3 partnerët e tjerë të bashkohen në këtë nismë, e cila shton punësimin, ekonominë dhe mirëqenien” – tha zoti Varhejli.

Ai shtoi se vetëm nga ky bashkëpunim dhe përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal mund të rritet me 1/3 Prodhimi i Brendshëm Bruto për secalin vend.

Zoti Varhejli janë mjaft të dobishme lehtësirat kufitare, njohjet e diplomave dhe dokumente të tjerë.

“Nuk ka kuptim që të lidheni me rrugë e trena dhe të ndaloni gjatë në çdo kufi. Ju nxis të vazhdoni dhe shpresoj që edhe të tre partnerët e tjerë t’iu bashkohen. Nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk kemi bërë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tryezë gjithë marrëveshjet” – theksoi komisioneri Varhejli.

Në hapje të takimit kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për tre vendet e tjera në këtë “nismë tërësisht përfshirëse”, sepse injekton dinamizëm në bashkëpunim rajonal.

“Ballkani i Hapur është një aspiratë më shumë se sa një nismë. Çdo marrëveshje këtu e afron vendet tona ne BE, ndaj vendet e tjera të Ballkanit perëndimor duhet të na bashkohen” – tha zoti Rama.

Ai tha se marrëveshjet e sotme për lehtësimin e eksporteve, kafshëve të gjalla, shkëmbimin e lirë të punëtorëve dhe mallrave janë një tjetër hap do të garantojnë 4 liritë europiane.

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se kjo nismë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku.

“Kjo është një nismë, që do të përgatitë të ardhmen e fëmijëve tanë, të lidhim qytetarët tanë me njëri tjetrin, ata që deri dje kanë menduar më shumë për të shkuarën se sa për të ardhmen”.

Edhe ai theksoi se ky është një proces gjithëpërfshirës dhe vendet e tjera janë të mirëpritura.

“Nëse duan, ata janë të mirëpritur, por nuk kemi pse t’u kërkojmë ndjesë atyre pse ata nuk duan. Ata duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre pse nuk janë këtu. Kur të shohin përfitimet ata do të vijnë” – tha zoti Vuçiç.

Kryeministri Zoran Zaev tha se së bashku janë hedhur hapa të dukshëm, ndonëse shprehu shqetësimin pse ende nuk janë zhvilluar konferencat ndërqeveritare me BE-në.

“Gjatë kësaj nisme kemi theksuar se kjo është e hapur për të gjithë vendet në rajon. Ne në Ballkanin perëndimor dimë të punojmë së bashku dhe dimë të arrijmë suksese” – tha zoti Zaev.

Përkrahës të opozitës zhvilluan një protestë para selisë së qeverisë një natë më parë kundër Nismës Ballkani i Hapur.

Folësit kryesorë pohuan se ajo është në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës dhe i shërbentë vetëm mbizotërimit serb në rajon./VOA

Next Post
Forumi i Agrokulturës / Ramës: Kemi hequr pengesat, nga janari do të shikohen përfitimet

Forumi i Agrokulturës / Ramës: Kemi hequr pengesat, nga janari do të shikohen përfitimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In