• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zëri i Amerikës: Si i shpëtoi Ervis Martini dënimit me 20 vite burg

by A R
05/10/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë, 1 person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e së enjtes në zonën qëndrore të kryeqytetit të njohur si “Blloku”.

Sipas të dhënave të para, shënjestër e atentatit, në mjediset e një lokali, dyshohet të ketë qenë Ervis Martini, një emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë shqiptare.

Martini, mbeti i plagosur së bashku me Laert Hasën, ndërsa një plumb në kokë i ka marrë jetën Rigers Gaxhës, truproja e Martinit.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku menjëherë kanë shkuar dhe forca të shumta të policisë që mbajnë të rrethuar zonën.

Martini, ishte mes personave të përfshirë në nëntor të vitit 2015 në një vrasje të ndodhur në një lokal në periferi të Tiranës pranë rrugës për në Dajt.

Ndonëse prokuroria kërkoi ndaj Martinit dhe shokëve të tij dënime me mbi 20 vjet burgim, Gjykata e Tiranës, e rrëzoi akuzën e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, duke ndëshkuar autorin e vrasjes, ndërsa dha dënime të lehta për Martinin dhe dy persona të tjerë, me arsyetimin se bëhej fjalë për një vrasje e lindur nga një konflikt i çastit.

Martini aktualisht merrej me biznes privat, mes të cilave pika bastesh si dhe një ndër lokalet më të mëdha në qendër të Bllokut.

Për ngjarjen janë pyetur një numër i madh personash, ndërkohë që grupi hetimor kryesohet nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj.

/voa/b.d

Next Post
Meta takon komisionerin Avramopoulos: Presim çeljen e negociatave me BE

Meta takon komisionerin Avramopoulos: Presim çeljen e negociatave me BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In