• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Përplasja për Kushtetuesen sjell në Tiranë ekspertët e Komisionit të Venecias

by Java News
13/02/2020 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ndodhet një tjetër mision i Komisionit të Venecias, të cilit i është kërkuar të japë një opinion lidhur me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit pë emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

FIllimisht kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias u bë nga parlamenti, me vendim të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Në muajin dhjetor Komisioni miratoi zgjerimin e hetimit edhe rreth konliktit të lindur me mos dekretimin nga ana e Presidentit të kandidates Arta Vorpsi, brenda periudhës 30 ditore që parashikon ligji. Ndonëse shumica e konsideroi atë, të emëruar automatikisht, zoti Meta dekretoi megjithatë kandidaten tjetër Marsida Xhaferllari, të cilën e ftoi të bënte betimin.

Vendimit të Komisionit hetimor, presidenti ju kundërpërgjigj me një kërkesë të bërë dhe prej tij. Janë të paktën 38 pyetje, në një material 40 faqesh, që Kreu i Shtetit ka shtruar për ekspertët e Venecias, minisionin e të cilit ai e priti sot në një takim.
Ndërsa palët kanë kërkuar si arbitër Komisionin e Venecias, shumica mbrëmë miratoi një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës. Vendimi i shumicës lë vend për pikëpyetje, duke qenë se Kushtetuta parashikon shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, pa lënë hapësira për mundësi të tjera.

Zoti Meta nga ana e tij e ka cilësuar paraprakisht nismën, si shenjë mungese të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën. “Të bësh një ligj mbi kushtetutën nuk është asgjë tjetër, përveçse në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë”, theksoi zoti Meta pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës. /voa/

Next Post
Denoncimi në “Fiks Fare”/ Pikë bastesh brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Pikë bastesh brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In