• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Zëri i Amerikës”: Pafajësia nga gjykata greke nuk e shpëton dot Kajmakun

by A R
30/10/2019 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, njoftoi sot thirrjen për ditën e premte të mbledhjes për të shqyrtuar rastin e kryebashkiakut të Vorës, i cili sipas Prokurorisë ka fshehur në deklarimin e të shkuarës së tij, arrestimin dhe hetimin e tij në Greqi në janar të vitit 2003.

Pëpara njoftimit të mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i kishte kërkuar këtij institucioni të trajtonte pa vonesë këtë çështje, dhe të miratonte, rezultatet e verifikimit të Prokurorisë, në bazë të të cilave kryebashkiaku i Vorës, sipas saj, duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra.

Prokuroria shqiptare u vu në lëvizje pas denoncimit nga Partia Demokratike, e cila publikoi dokumente mbi arrestimin e zotit Kajmaku në Greqi, nën emrin Jorgo Toto dhe hetimin e nisur ndaj tij. Kryebashkiaku socialist mohoi në mënyrë të përsëritur akuzat e PD-së , duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një “sulm politik” ndaj tij. Por krahasimi i shenjave të gishtërinjve mes atyre të marrë nga autoritetet greke në 2003 dhe atyre të zotit Kajmaku, vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person.

Vetëm pas kësaj, kryebashkiaku dorëzoi pranë autoriteteve, vendimin e shtatorit të këtij viti të gjykatës së Janinës që e shpallte atë të pafajshëm, ndonëse më parë kishte mohuar çdo fakt që e lidhte atë me ngjarjen e ndodhur në Janar të vitit 2003, kur ishte arrestuar në flagrancë, pasi kishte qenë në zotërim të kartmonedhave fallso, ndërsa po tentonte të bënte një pagesë. Por kjo nuk e shpëton atë nga fakti se ai nuk e ka deklaruar arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, gjë që sipas një vendimi të posaçëm të parlamentit, çon në shkarkim të menjëhershëm nga detyra.

/VOA

Next Post
“Ngjallja e Llazarit” mbetet në Shqipëri, qeveria shfuqizon vendimin që ia dhuronte UNESCO-s

“Ngjallja e Llazarit” mbetet në Shqipëri, qeveria shfuqizon vendimin që ia dhuronte UNESCO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In