• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zëri i Amerikës: Mbi 50 mijë italianë në karantinë, për shkak të koronavirusit

by A R
23/02/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Itali më shumë se 130 persona janë prekur nga koronavirusi, pjesa më e madhe e tyre në veri të vendit. Italia, e cila ka konfirmuar të paktën dy vdekje si pasojë e virusit, ka numrin më të madh të rasteve në Evropë. Me një dekret urgjent, qeveria italiane ka marrë kompetenca të veçanta për të trajtuar situatën duke miratuar gjithashtu masa të rrepta në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Policia ushtarake e pajisur me maska kirurgjikale po ruan rreth 12 qytete veriore italiane me një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh, që janë vendosur në karantinë pas një shpërthimit të koronavirusit. Policia po garanton që askush të mos hyjë apo largohet nga qytetet e izoluara e të vendosura në karantinë. Shumica e rasteve me koronavirus në Itali janë identifikuar në veri, në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Kryeministri Giuseppe Conte duke shpjeguar vendimin e qeverisë tha se u miratua menjëherë një dekret urgjent që i jep fuqi speciale qeverisë në mënyrë që të mbrojë në mënyrën më të mirë të mundshme shëndetin e italianëve.

Në dy rajonet më të prekura të Italisë të dielën janë marrë masa të rrepta, përfshirë mbylljen e shkollave, universiteteve, kinemave dhe muzeve për të paktën një javë. Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë tubim publik apo mbatje e shërbesave kishtare, si dhe janë pezulluar të paktën katër ndeshje futbolli në kuadër të Serisë A. Në Venecia, në aeroport po kryheshin kontrolle për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në vend. Zyrtarët italianë të shëndetësisë po përpiqen të kuptojnë se nga e ka zanafillën përhapja e virusit në këtë vend.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka rritur nivelin e alarmit lidhur me koronavirusit në shkallën më të lartë të tij. Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in u bëri thirrje zyrtarëve që të mos hezitojnë të marrin “masa të pashembullta e të fuqishme” siç tha ai, për t’u përballur me situatën. Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan 123 raste të reja personash të infektuar që e çon numrin e përgjithshëm në 556.

Të shtunën Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi këshilla për udhëtimet drejt Japonisë e Korenë e Jugut për shkak të shpërthimit të koronavirusit, duke u kërkuar udhëtarëve të “rrisin kujdesin” nëse vizitojnë këto vende.

Kina raportoi 648 infeksione të reja të dielën dhe një total prej 76.936, ndërsa numri i vdekje ka shkuar në 2.442. Jashtë Kinës më shumë se 1200 persona janë infektuar dhe më shumë se 12 vetë kanë vdekur.

Megjithëse Kina ka raportuar një rënie të fortë të numrit të vdekjeve dhe raste të reja me koronavirus, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan se është ende shumë herët për të bërë parashikime rreth situatës në kushtet kur po rriten rastet e të infektuarve rishtazi në vende të tjera të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim mbi numrin e të infektuarve në vende të tjera pa ndonjë lidhje të qartë me Kinën siç mund të jetë një vizitë atje apo kontakti me një person të infektuar, rreth të cilit autoritet kanë informacion. /VOA/

Next Post
Mjekja e njohur: Koronavirusi gjithnjë e më i dobët, shmangni lajmet idiote

Mjekja e njohur: Koronavirusi gjithnjë e më i dobët, shmangni lajmet idiote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In