• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Kryeministri Rama bën thirrje në Moskë për njohjen e Kosovës

by Java News
26/02/2020 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të mërkurën në Moskë gjatë një konference shtypi me ministrin e Jashtëm rus se, nuk sheh arsye se përse të tjerët kanë të drejtë të ndahen e të kenë shtetin e tyre dhe Kosova mos ta ketë këtë të drejtë.

Komenti i kryeministrit shqiptar ishte një reagim ndaj qëndrimit të Rusisë e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ministri Lavrov tha se vendi i tij promovon dialogun mes palëve dhe do mbështeste një marrëveshje të pranueshme nga të dy vendet, ndërsa fajësoi Kosovën se nuk ka respektuar sipas tij, marrëveshjet e arritura, duke përmendur atë për krijimin e asociacionit të komunave serbe.

Nga ana e tij kryeministri Rama këmbënguli se është në të mirën e gjithëkujt dhe të vetë Serbisë që të njohë Kosovën.

Zoti Rama ishte në Moskë në cilësinë e kryetarit të radhës të OSBE-së. Fokusi i bisedimeve ishte kriza në Ukrainë, megjithatë palët diskutuan dhe për marrëdhëneit bilaterale që janë në nivele shumë të ulta.

Zoti Lavrov deklaroi se përparimi në marrëdhëniet dypalëshe është penguar për shkak të qëndrimeve të Shqipërisë në linjë me ato të Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Kryeministri Rama u përgjigj se Shqipëria është anëtare krenare e Natos dhe një aleat krenar i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dhe se ajo qëndron plotësisht në përputhje me miqtë e saj të mëdhenj, si dhe në rastin e sanksioneve.

Zoti Rama saktësoi se kjo është një zgjedhje që Shqipëria ka bërë me vullnetin e saj dhe jo një zgjedhje e detyruar. “Unë nuk mendoj se Rusia është armik për askënd me të cilin ne jemi në krah. Prandaj kemi shumë gjëra që mund të shohim pa pretendur që të ndryshojmë themelet e secilit”, nënvizoi zoti Rama. /voa/

Next Post
Dalja e fundit në publik e Nexhmijes, ishte në… varreza (FOTO)

Dalja e fundit në publik e Nexhmijes, ishte në… varreza (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In