• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zëri i Amerikës: Kajmaku falsifikoi datën e vendimit të shkarkimit të nënkryetarëve

by Java News
11/11/2019 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës bëri të ditur sot se ka shpallur në kërkim ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “arrest me burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të tij, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Shpërdorimit të detyrës”, “‘Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Vetëm 11 ditë më parë, zoti Kajmaku, i zgjedhur në krye të Bashkisë së Vorës, si përfaqësues i Partisë socialiste, u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në shtetin fqinj.

Por urdhëri i arrestit ndaj tij lidhet më faktin se ai dyshohet që të ketë firmosur shkarkimin nga detyra të dy zëvendësave të vet, pasi KQZ, kishte marrë vendimin për t’i hequr atij mandatin, dhe ai kishte humbur të drejtën e firmës si kryetar Bashkie. Për më tepër dyshohet se zoti Kajmaku, ka falsifikuar dhe datën e vendimit të shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë. Efektivët e policisë të cilët kanë vajtur në banesën e tij për të ekzekutuar arrestin, nuk e kanë gjetur, dhe po vijojnë kërkimet. /Voa/

Next Post
“Kushtetuesja” u ngrit, opozita ra sërish

“Kushtetuesja” u ngrit, opozita ra sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com