• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zëri i Amerikës: Javën e fundit u ulën vdekjet nga COVID 19 në Shqipëri, rastet e reja nuk shtohen

by Ardit Rada
14/12/2020 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, java e shkuar shënoi një përmirësim të situatës së koronavirusit. Ndërsa rastet e reja të konfirmuara mbetën thuaje në të njejtat kuota, numri i vdekjeve ra, mesatarja 7-ditore e pozitivitetit u ul, dhe në spitale, u reduktua numri i pacientëve e po ashtu dhe i atyre që janë në gjendje kritike.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës dëshmojnë se rastet e reja arritën në 5508 të prekur, vetëm 7 më shumë se java pararendëse. Ndonëse të shtunën u shënua shifra rekord prej 879 të infektuarish në 24 orë, mesatarja ishte 786 të prekur në ditë. Në 24 orët e fundit, u rregjistrua dhe kuota më e ulët e javës me 661 raste pozitive, të identifikuara identifikuar në këto bashki: 178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, dhe 2 në Skrapar. Në total, që nga fillimi i marsit kur u shënuan rastet e para, përllogariten mbi 49 mijë të infektuar. Aktualisht 22.850 qytetarë janë ende pozitivë.

Java e shkuar shënoi dhe numrin më të lartë të testimeve, me një totale prej 17.812 tamponësh, ose një mesatare prej 2545 testimesh në ditë. Krahasuar me periudhën 1-7 dhjetor, rritja është gati 13 përqind.

Edhe pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) u ul ndjeshëm në 30.9 përqind, nga 35.4 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Numri i vdekjeve gjithashtu u ul, duke zbritur në 94 viktima, ndërsa u luhat gjatë javës mes 12-15 humbje jete në ditë. Në 24 orët e fundit u shënuan 13 viktima: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë deri tani, kanë humbur jetën 1016 persona.

Pas një tendence në rritje, veçanërisht shqetësuese, përgjatë gjithë muajit nëntor, dhe javës së parë të dhjetorit, në 7 ditët e fundit dhe situate në spitale erdhi lehtësisht duke u përmirësuar. Numri i pacientëve ra, e po ashtu u reduktua dhe ai i atyre që janë në gjendje kritike. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar”./a.p

Next Post
Protestat për vrasjen e Klodianit, reagon delegacioni i BE-së në Tiranë: Zero tolerancë për kanosjet ndaj medias

Protestat për vrasjen e Klodianit, reagon delegacioni i BE-së në Tiranë: Zero tolerancë për kanosjet ndaj medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In