• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës citon Venecian: GJK s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 Qershorit

by A R
14/10/2021 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore: në këtë për-fundim kanë arritur ekspertët e Komisionit të Venecias në projekt opinionin e përgatitur në përgjigje të kërkesës së paraqitur në muajin korrik nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë. Projekt opinioni do t’i nënshtrohet diskutimeve në seancë plenare ditën e nesërme kur pritet të miratohet dhe teksti përfundimtar.

Çështja në Gjykatën Kushtetuese shqiptare u ngrit nga Shoqata e bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 Qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias, me 3 pyetje.

Pyetja e parë ishte nëse “mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”. Kjo pyetje lidhet me pretendimet e ndryshme të ngritura mbi kompetencën e Gjykatës për këtë çështje. Neni për të cilin kërkohet interpretim saktëson në pikën 1, shkronja “e” se Gjykata Kushtetuese vendos për “çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”.

Pikërisht këtij neni i është referuar ndër të tjera dhe Shoqata e Bashkive. Siç shpjegon në shkresën dërguar Venecias, vetë Gjykata Kushtetuese, ky moment është përfshirë në Kushtetutë pas ndërhyrjes së bërë në kuadër të reformës së dekriminalizimit, për t’i njohur të drejtën e ankimimit personit që preket, duke qenë se bëhet fjalë për një kufizim të një të drejte kushtetuese.

Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.

Pas këtij konstatimi, përgjigjet e dy pyetjeve të tjera, që në fakt ishin në mbështetje të së parës, nuk kanë më ndonjë peshë, edhe sepse në përmbajtje kërkojnë përgjigje për çështje të cilat janë prekur në Opinionin e mëparshëm të Komisionit të Venecias, ndonëse mënyra si janë shtruar ngjan me tepër sikur kërkojnë një përgjigje në aspektin e doktrinës dhe jo kontekstit konkret.

“Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, është pyetja e dytë. Në fakt çështja që ngrihet ka gjetur një argumentim relativisht të gjerë të Komisionit, në Opinionin e tij të vitit 2019. Në projekt opinionin e tanishëm ekspertët sakëtsojnë se “parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të konfliktohen në vetvete me njëri -tjetrin pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një vlerësim të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”.

Pyetja e tretë ngre po ashtu një çështje të prekur po ashtu më parë. “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”, është formulimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shpjeguar se “nisur nga momenti kohor kur është bërë anulimi i zgjedhjeve (gati 3 javë para mbajtjes së tyre sipas datës së dekretuar fillimisht shën. red.) organet e përfshira në procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019 kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Kjo për shkak të faktit se gjatë kësaj periudhe Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë funksionale dhe se nuk ka patur asnjë kërkesë tjetër gjyqësore t paraqtur në asnjë instancë gjyqësore”.

Sipas ekspertëve të Venecias “Pyetja nr. 3 ngre çështjen e pasigurisë juridike në kontekstin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Edhe nëse një pasiguri e tillë juridike nuk mund të kundërshtohet, pasiguria politike ka ndikuar thellësisht dhe në mënyrë të përsëritur në skenën politike shqiptare në një masë akoma më të madhe. Ndërsa “autoritetet publike dhe partitë politike” nuk kanë siguruar “interesin më të lartë të votuesve”, arsyeja nuk vjen thjesht nga “veprimet” e tyre, por nga polemikat e vazhdueshme mes tyre, që shkojnë deri në pikën e gërryerjes së vetë legjitimitetit të demokracisë para elektoratit”. Për këtë arsye, sipas ekspertëve “mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo ekskluzive për zgjedhjet demokratike”.

VOA

Next Post
“Patronazhistëve t’u vini anash, janë zemrat e zjarrta të PS”/ Ahmetaj: Ne ulëm çmimin e energjisë

"Patronazhistëve t’u vini anash, janë zemrat e zjarrta të PS"/ Ahmetaj: Ne ulëm çmimin e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In