• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Çështja e ‘detit’ në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë

by Java News
07/01/2023 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të dy vendet kanë më shumë se dy vite që kanë rënë dakort për t’ju drejtuar një arbitri ndërkombëtar, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat.

Ministrja Xhaçka shpjegoi se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakort për pyetjet që do t’i shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e Gjykatës.

Për të hyrë në këto bisedime, siç bëri të ditur dhe ministrja Xhaçka, do të duhet që të merret më parë, nga Presidenti Bajram Begaj, autorizimi, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator.

Pak javë më parë gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë brenda disa muajve, ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, nxiti përshpejtimin e procesit për arritjen e kompromisit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministrja Xhaçka deklaroi se me Greqinë po diskutohet një paketë çështjesh. “Jemi duke diskutuar se si do të punojmë bashkërisht për të tejkaluar dhe adresuar shumë probleme që kemi trashëguar nga e kaluara, cështje që janë në interes të të dy vendeve tona. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e cështjeve që janë ende të pazgjidhura.

Nuk bëhet fjalë vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por dhe për çështje të tjera të trashëguara, siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj të luftës, si dhe efekteve juridike që rrjedhin prej tij, sa i takon të drejtave të pronësisë, por dhe çështjet e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit”, bëri të ditur zonja Xhaçka duke njoftuar se “kemi punuar dhe kemi përfunduar, e janë për t’u ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare”./VOA/m.j

Next Post
“Milo, qelia po të pret”/ Shefi i burgut malazez i dërgoi një mesazh presidentit Gjukanoviç

"Milo, qelia po të pret"/ Shefi i burgut malazez i dërgoi një mesazh presidentit Gjukanoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In