• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zeri i Amerikës: Botërori dhe racizmi i tifozëve rusë

by A R
14/06/2018 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati një milion tifozë nga e gjithë bota pritet të udhëtojnë në Rusi gjatë javëve të ardhshme për Kampionatin Botëror, që nis sot. Ata përfshijnë qindra e mijëra admirues nga Amerika e Jugut dhe Afrika, të cilët janë të famshëm për shfaqjen e pasionit dhe të festës në turne. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ka shqetësime që rrjedhin nga racizmi dhe dhuna e shfaqur shpesh në futbollin rus.

Moskovitët mund të kenë reputacionin e të fortit. Por pak ritme latine, e thyejnë shpejt akullin. Klasat e tangos gjenden kudo në kryeqytetin rus.

“Ka të bëjë me kushtimin e kohës, është një filozofi komunikimi, filozofi besimi”,thotë instruktorja e tangos, Elena Klimova.

Të njëjtat aftësi ndoshta që nevojiten edhe në fushë. Qindra mijëra tifozë pritet të udhëtojnë nga Amerika e Jugut për të parë Botërorin.

“Ne i presim dhe i duam të gjithë. Shpresojmë që të shohim ’emocionet e tyre të nxehta’”, thotë nxënësi i tangos Kostandin Ledovsky.

Restoranti Navarro në Moskë do të presë tifozët e ekipit argjentinas. Ndër asortimentet – biftek, ëmbëlsira dhe krepe me sherbet karameli. Shefi thotë se ka vetëm një pyetje në mendjet e tifozëve.

“Çfarë do të bëjë Lionel Messi në këtë Botëror?”

Kupa Botërore është një festival i kulturave globale ashtu si edhe i futbollit. Por diversiteti nuk është gjithmonë i mirëpritur. Organizatori i Kupës së Botës, FIFA gjobiti Shoqatën Ruse të Futbollit me 30 mijë dollarë muajin e kaluar pasi tifozët e tij hodhën parrulla raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë në një ndeshje kundër Francës.

“Ne shohim nacionalistë të ekstremit të djathtë në stadiumet e futbollit, shohim akte të racizmit që janë shfaqur brenda stadiumeve. Kjo është mjaft e përhapur dhe futbolli rus për shumë njerëz ka qenë një zonë ku nuk duhet shkuar”, thotë Piara Powar, me shoqatën anti-raciste “Fare Network”.

Aziz Camara emigroi në Shën Peterburg nga Mali dhe luan për ekipin lokal Maxima. Ai thotë se tifozët nuk duhet të kenë frikë.

“Para se të vija në Rusi, dëgjoja shumë njerëz që flisnin për racizmin këtu, më thoshin se ky është ende një vend shumë i mbyllur dhe i vështirë për të jetuar. Kur erdha këtu provova të kundërtën. Ndjehem i mirëpritur”.

Njerëz të tjerë janë më të rezervuar. Mbrojtësi i ekipit anglez Danny Rose u ka thënë prindërve të tij të mos udhëtojnë në Rusi për shkak të shqetësimeve të racizmit.

Ndërkohë ligjvënësit britanikë kanë paralajmëruar tifozët kundër shfaqjeve të dukshme të flamurit anglez – mes shqetësimeve për një përsëritje të dhunës mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë në Francë në vitin 2016.

Autoritetet paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë racizmin apo huliganizmin – dhe shumica e rusëve thonë se janë gati të mirëpresin kaq shumë kultura të ndryshme në vendin e tyre.

(VOA)

Next Post
Kafe dhe cigare… kombinimi fatal për zemrën!

Kafe dhe cigare... kombinimi fatal për zemrën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në të gjithë Spanjën për krizën e strehimit

Protesta në të gjithë Spanjën për krizën e strehimit

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com