• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zëri i Amerikës: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor nesër në takimin virtual të Zagrebit. Çfarë pritet të ndodhë

by Ardit Rada
05/05/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian, pritet të ritheksojë të mërkurën përkushtimin për ardhmërinë e evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mirëpres përkushtimin e këtyre vendeve për këtë ardhmëri, por nuk pritet të zotohet për një proces më të shpejtë të zgjerimit.

Të mërkurën pasdite udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata të Kosovë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, do të diskutojnë në një video konferencë, që do të zëvendësojë planet për samitin e Zagrebit i cili u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë deklarata përfundimtare, projektin e së cilës e ka parë Zëri i Amerikës, do të quhet deklarata e Zagrebit e cila vendeve të Ballkanit do t’iu referohet si “partnerë” për shkak të qëndrimit të Spanjës ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila po ashtu është zotuar të marrë pjesë në konferencë, meqë pjesëmarrësit e Ballkanit do të paraqiten pa emrat e shteteve dhe pa simbole.

Në projekt deklaratë që pritet të miratohet në fund të takimit, thuhet mes tjerash se “Bashkimi Evropian dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor ndajnë synimet për një Evropë paqësore, të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar, mbështetur nga lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike dhe nga interesat tona të ndërsjella politike, të sigurisë dhe ekonomike. BE-ja është e vendosur të intensifikojë më tej angazhimin e saj në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe mirëpret zotimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur vlerat dhe parimet evropiane dhe për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë të plotë dhe energjike. Ndihma e shtuar e BE-së do të lidhet me përparimin e prekshëm në sundimin e ligjit dhe në reformat socio-ekonomike, si dhe me respektimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor ndaj vlerave, rregullave dhe standardeve të BE-së”.

Në tekstin e projekt deklaratës thuhet se Bashkimi Evropian mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit për t’u dhënë përparësi demokracisë dhe sundimit të ligjit, posaçërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.

Një pjesë e dokumentit i kushtohet luftës kundër pandemisë së koronavirusit dhe ndihmës së Bashkimit Evropian për vendet e rajonit të Ballkanit në përballjen e tyre me pasojat e pandemisë.

Bashkimi Evropian do të kërkojë nga vendet e rajonit që të harmonizojnë qëndrimet e tyre me politikën e Jashtme të BE-së.

Mes tjerash në projektdeklaratë thuhet se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht “angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë me shtetet anëtare të BE-së”.

Po ashtu aty theksohet se “përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare duhet t’i kushtohen pajtimit dhe qëndrueshmërisë rajonale, si dhe gjetjes dhe zbatimit të zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe çështjet dypalëshe, të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura , përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë. Ne mirëpresim emërimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për bisedimet Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”.

Ballkani ndërmjet samitit të Sofjes dhe atij ta Zagrebit

Pjesa më e madhe e deklaratës së planifikuar për t’u miratuar nesër është e ngjashme me atë të samitit të Sofjes së majit të vitit 2018, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë lëvizje, ndërsa vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme të integrimit.

Më 24 mars vendet anëtare të Bashkimit Evropian në një videokonferecnë vendosën në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/e.rr

Next Post
KLGJ shtyn kërkesën e Metës për Dvoranin, Tit Vasili i acaruar sulmon ndërkombëtarët: Të rrojë Euraliusi ose Eurorilindja

KLGJ shtyn kërkesën e Metës për Dvoranin, Tit Vasili i acaruar sulmon ndërkombëtarët: Të rrojë Euraliusi ose Eurorilindja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In