• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zëri i Amerikës: “Anti-KÇK-ja”, letër kreut të bandës së Durrësit dhe Elbasanit, Çapja i përfshirë në histori të përgjakshme

by Java News
05/02/2020 07:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesa, njësi shërbimi, sipërfaqe tokash dhe automjete të ndryshme që i përkasin 6 personave në qytetin e Shkodrës, u vunë sot nën sekuestro, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, i cili shfrytëzoi një nga pikat e Ligjit special, të ashtuquajtur “Anti KÇK”, për masat pasurore ndaj të dënuar apo akuzuar për përfshirjen në krim të organizuar apo krime të tjera të rënda.

Ligji i njeh atij këtë kompetencë për raste të konsideruara emergjente. Të 6 personat ndaj të cilëve u mor masa e sekuestros së pasurive, dyshohet të jenë përfshirë në një nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit, të ndodhur pak javë më parë në Kamëz, ku 49 vjeçari Jang Prenga u rrëmbye duke u marrë peng e më pas humbi jetën nga torturat e një grupi të dyshuar kriminal me bazë në Shijak.

Më herët gjatë ditës, Operacioni Forca e Ligjit njoftoi se i është drejtuar me shkrim për të deklaruar burimin e pasurive të tyre, dy personave me precedentë të shumtë penalë, Lulzim Berishës, i konsideruar si kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas, një nga emrat më të njohur të krimit në Elbasan.

Lulzim Berisha, ka qenë fillimisht i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i akuzuar për disa vrasje, plagosje e rrëmbim personi. Ndërsa Gjykata e Lartë i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm, Apeli i Durrësit më pas e liroi me kusht, ndërsa ish kryetari i Bashkisë së Durësit Vangjush Dako ofroi garanci për punësimin e tij.

Ardian Çapja nga ana e tij është një nga emrat më të njohur të krimit në Elbasan, i përfshirë në histori të shumta të përgjakshme dhe në një seri vrasjesh, sipas policisë edhe në vrasje me pagesë.

“Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre”, deklaroi një anëtarë e Operacionit Forca e Ligjit, njësia e përgatitur për të luftuar krimin e organizuar.

Me syze të mëdha të errëta që i mbulonin pjesën më të madhe të fytyrës, dhe pa u prezantuar me emër, duka tentuar të ruajë kështu anonimatin, ajo theksoi se sipas ligjit “të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët”.

Ligji Special u miratua në formën e një akti normativ nga Qeveria të premten e shkuar dhe u prezantua si një ndërhyrje e domosdoshme për të goditur pasuritë e krimit të organizuar si dhe pjestarëve të tij që i kanë shpëtuar Drejtësisë në forma të ndryshme.

Kjo ndërhyrje ka shkaktuar debate të shumta dhe nuk kanë munguar kritikat se masat e ashpra të parashikuara rrezikojnë të cënojnë disa të drejta dhe liri themelore.

Ligji u vlerësua nga ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit europian si përpjekje e shtuar e Qeverisë për të trajtuar fenomenin e krimit të organizuar, por të dyja palët theksuan se do ta ndjekin nga afër zbatimin e tij.

Ndërsa për opozitën, duket se gjithshka është thjesht “një tjetër akt propagandistik” i një qeveria e cila sipas saj “është direkt e lidhur me krimin”. /VOA/

Next Post
Punonjësit e Shqipërisë dhe Kosovës të paguarit më pak në Europë, ja sa është paga minimale

Punonjësit e Shqipërisë dhe Kosovës të paguarit më pak në Europë, ja sa është paga minimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

February 2, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

February 2, 2026
Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

February 2, 2026
DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

February 2, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In