• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: 25 bashki rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve

by A R
08/01/2025 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

VOA

Në Shqipëri 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjatë vitit 2024 çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët, megjithë kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara.

Të dhënat e Entit Kombëtar të Ujit flasin se rritja më e vogël është rreth 8.6% për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm për shoqërinë rajonale të ujësjellësit Gjirokastër dhe shkon deri në 37.5 % për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës.

Rritja e çmimit të ujit për rajonet e Lezhës, Fierit, Pogradecit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës në vitin 2024 pritet të pasohet sipas Entit Kombëtar të Ujit edhe në tre shoqëri të tjera rajonale të ujësjellësve në Korçë, Elbasan dhe Berat të cilat janë në proçes shqyrtimi të tarifave të reja.

Gjatë dëgjesave publike të zhvilluara, sipas raporteve të Entit Kombëtar të Ujit dhe raportimeve në terren qytetarët e kanë kundërshtuar rritjet e tarifave të ujit të pijshëm pasi rëndojnë sidomos familjet me të ardhura të pakta dhe pensionistët.

Një rritje të ndjeshme krahas shërbimit të furnizmit me ujë kanë shënuar pothuasje për të gjitha bashkitë edhe tarifat e largimit të ujërave të ndotur dhe tarifa fikse e shërbimit.

Faturat e ujit shoqërohen nga bashkitë edhe me pagesën e taksave vendore duke e bërë të papërballueshme barrën financiare për mijëra familje që jetojnë në varfëri dhe me të ardhura të kufizuara.

Shoqëritë e ujësjellësve pothuajse kanë paraqitur të njëjtat argumente për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Entin Rregullator të Ujit që miraton tarifat e reja.

Sipas tyre rritja e çmimit të ujit bëhet prej nevojës për përmirësimin e performancës financiare dhe mbulimin mbi 100% të kostove operacionale, për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve dhe pagës minimale, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe reduktimin e “ujit pa të ardhura” i cili vazhdon të jetë sipas vetë bashkive në nivele shumë të larta.

Strategjia Kombëtare e Ujësellës Kanalizimeve 2022-2030 prashikon një rritje me 75% të tarfiave të ujit nga viti 2020 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellësave.

Sektori i ujit në Shqipëri mbetet nga më problematikët për shkak të humbjeve që kanë disa nga shoqëritë më të mëdha të ujësjellësave, mungesës së investimeve dhe “ujit pa të ardhura” që nuk arrin të faturohet për shkak të mungesës së matësve dhe keqmenaxhimit.

Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, në vitin 2023 , në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësave tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022.

Ndërsa “mbulimi i furnizimit me ujë në shkallë kombëtare për vitin 2023 është në nivelin e 76.2% nga 78% që ishte në vitin 2022, pra ka pësuar një rënie me rreth 1.8%,” thotë raporti i Entit Rregullator të Ujit.

Rënia e këtij treguesi, thuhet në raport, ka ardhur nga rënia popullsisë në zonat që administrohen nga shoqëritë e ujësjellësëve me 58,098 banorë, “ndërkohë që popullsia e shërbyer me ujë ka pësuar një rënie me 127,055 banorë”.

Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasur me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit.

Situata me kanalizimet është edhe më rënduar. Sipas raportit “në shkallë kombëtare mbulimi me kanalizime është në nivelin e 55% dhe vijon të ketë një prirje të lehtë rritjeje edhe për vitin 2023 me një përmirësim të vogël me 0.8% krahasuar me vitin 2022”.

Në sektor, thuhet në raportin Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.

Sektori i ujit në Shqipëri, sipas analistëve të ekonomisë, ka shënuar pak përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare, por edhe punësimet në masë të militantëve partiakë në ndërmarrjet e ujësjellësit që kanë rritur kostot financiare.

Next Post
Tensionet në Veri/ Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën, zbulohen takimet “sekrete” mes zyrtarëve të lartë

“Vuçiç përhap propagandën ruse”, analiza: Retorikë anti Perëndimit, do Serbinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In