• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Kriza, takimi Rama-Basha në pikëpyetje

by A R
07/04/2017 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, drejtuesit e dy forcave kryesore politike, kryeministri dhe kryetari socialist Edi Rama dhe kryetari i Partisë demokratike dhe udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha, pranuan mbrëmë se kanë nisur kontaktet për mbajtjen e një takimi që synon zgjidhjen e krizës politike e cila mban prej 7 javësh në protestë të djathtën. Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta bëri thirrje që secila palë të lëshojë diçka në të mirë të arritjes së një marrëveshjeje që do t’i garantonte vendit zgjedhje të pranuara nga të gjithë palët. Të tre figurat qëndrore të politikës shqiptare u shfaqën mbrëmë paralelisht në tre televizione shqiptare.

Pavarësisht vullnetit të shprehur nga palët për nisjen e një dialogu ai duket i vdekur që në lindje. Kryeministri Edi Rama hoqi dorë nga kushti i mëparshëm se nuk mund të bisedonte për një qeveri teknike apo datën e zgjedhjeve, duke u shprehur dhe mbrëmë në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News 24 se “unë kam rënë dakord të ulemi në tavolinë pa kushte. Ti vënë ata pikat e axhendës së diskutimeve, ata kanë kërkuar të vendosin qeverinë teknike dhe datën e zgjedhjeve. Unë kam rënë dakord. Pres orën dhe vendin”, deklaroi zoti Rama.

Por nga studio e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i opozitës Basha tha se ka kërkuar “një takim të përgatitur sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë. Stafi im është mandatuar për të përgatitur takimin ndërkohë që nga stafi i Ramës ende nuk është mandatuar dikush. Jo thjesht të shkojmë aty, secili të thotë ato që ka në mendje dhe pastaj të bëjmë disa fotografi e disa filmime. Kjo është fasadë. Unë jam shprehur që prej ditës së parë se koha e fasadave i takon republikës së vjetër”.

Zoti Rama nga ana tjetër u përgjigj duke nënvizuar dhe një herë se ai është i gatshëm të shkojë në një takim ku rendi i ditës së bisedimeve të jetë i përgatitur nga Partia Demokratike. “Personat teknikë futen më pas në lojë, nëse mes palëve ka dakordësi për disa çështje”, theksoi kryeministri.

Por sipas zotit Basha “takimi duhet bërë për të përcaktuar modalitetet se si do të biem dakord për qeverinë teknike. Dy rrugë ka si zgjidhet kjo, njëra është rruga e dialogut politik për qeveri teknike, me anë të së cilës ne do u mundësojmë të gjithë shqiptarëve të votojnë të lirë, të pakërcënuar. Rruga tjetër është rruga e përballjes me qytetarët. Rruga tjetër nëqoftëse nuk ka dialog politik për këtë, është rruga e përballjes qytetare që ka nisur në 18 Shkurt dhe nuk do të ndalojë deri sa të realizojmë qëllimin që kemi. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm me një qeveri teknike”, u shpreh zoti Basha. Sipas tij kryeministri duke u shprehur i hapur për dialog po bën vetëm propagandë. “Hilja është, PO, jam i hapur të diskutoj për qeverinë teknike. Në këtë moment ftesa është, urdhëro atëherë, ta përgatisim që të mos dalim atje e të bëjmë shfaqje. Ta përgatisim, si e mendon pala juaj krijimin e qeverisë teknike, si e mendon pala jonë dhe si do ta strukturojmë dialogun për të arritur një marëveshje për këtë çështje. Kjo është mënyra normale. Gatishmëria e Ramës për dialog është hipokrizi sepse nuk kemi për cfarë të ulemi përveçse të përcaktojmë modalitetet e qeverisë teknike”.

Nga studioja e emisionit “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, kryetari i LSI-së Ilir Meta theksoi se “kjo situatë kërkon që të gjithë të lëshojnë diçka. Edhe opozita duhet të lëshojë diçka, sepse ndoshta është e vështirë të realizohen të gjitha kërkesat e saj dhe nuk duhet ta personalizojë këtë çështje, se do të ikë z. Rama, do të ikë ky, do të ikë ai. Rëndësi ka të bëhen zgjedhje, të merret garanci maksimale për zgjedhjet nga ana e opozitës, të garantohet pjesëmarrja e tyre në parlament, votimi i reformave që janë në proces e kështu me radhë. Së dyti, edhe nga maxhoranca duhet të ketë lëshime”. Zoti Meta u shfaq me qëndrime më pak të prera se ato të së hënës së kaluar kur foli për nevojën e një “Qeverie besimi” në të cilën, për të qenë kryeministër, zoti Rama duhet të punonte që t’i jepte besim opozitës për zgjedhje”. Mbrëmë zoti Meta shpjegoi se “thelbi i propozimit të LSI-së ishte ky: qeveri besimi nuk do të thotë që patjetër duhet të ikë kjo qeveri dhe të vijë një qeveri tjetër. Qeveri besimi do të thotë: nëse kjo qeveri jep garanci dhe besim për zgjedhjet duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës…” dhe pyetjes nëse e shikonte me Kryeministër Ramën këtë qeveri?, ai u përgjigj: “Patjetër!”.

Qëndrimi i së hënës i LSI-së, ku ajo gjithashtu paralajmëronte se nuk do të hynte në një proces zgjedhor farsë pa opozitën, u pa si një shenjë tradhëtie nga socialistët, ndonëse kryeministri Rama mbajti një pozicion të qetë. Mbrëmë ai u shpreh se “Ilir Meta po bën një përpjekje, siç është në natyrën dhe filozofinë e tij, për të stimuluar zgjidhjen e krizës. Për mua e ka gabim që synon të stimulojë zgjidhjen e krizës duke i dhënë oksigjen Çadrës, se kështu bën që ata të shpresojnë se LSI-ja do të vijë në çadër. Po nuk është ky qëllimi i Ilir Metës”.

Por zoti Meta nga ana e tij u përgjigj për këtë deklaratë të zotit Rama se “mendoj që PD-në e motivon në çadër dhe në kërkesat e saj çdo sjellje arrogante nga ana e maxhorancës dhe në këtë drejtim unë shpresoj që të ketë një rritje të përgjegjshmërisë për dialog dhe për të dhënë garanci maksimale për zgjedhjet e lira, pasi ky është në interes, në radhë të parë, të maxhorancës, sepse përgjegjësia për zgjedhje në radhë të parë është e maxhorancës”. Zoti Meta u shfaq me tone më të moderuara edhe lidhur me të ardhmen e koalicionit ndërsa tha se “duhet t’i japim garancitë e duhura opozitës, sepse përndryshe do të vëmë në pikëpyetje jo vetëm legjitimitetin e institucioneve, por do të vëmë në pikëpyetje legjitimitetin e një pushteti që ky koalicion mendon se mund ta rikonfirmojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe do të vëmë në pikëpyetje të gjitha reformat e tjera”.

Orët e ardhshme duket se do të jenë intensive, edhe sepse ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 18 qershorit, dhe janë të paktën 20 forca politike të opozitës, të cilat nuk janë përfshirë ende në proces.

Next Post
Studimi anglez: Ja cili është çelësi për një jetëgjatësi të sigurtë

Studimi anglez: Ja cili është çelësi për një jetëgjatësi të sigurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

October 21, 2026
Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

October 21, 2026
Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In