• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Kriza në Shqipëri shton trafikun e refugjatëve drejt Greqisë

by A R
04/05/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke tha se nga rreth 1700 refugjatë të paligjshëm të bllokuar në Greqi gjatë muajit Prill rreth 1.000 prej tyre ishin nga Shqipëria. Refugjatët u riatdhesuan në pikat e kalimit Kufitar me Shqipërinë përmes programeve vullnetare të riatdhesimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. Refugjatët e tjerë më të shumtë në numër të bllokuar në Greqi ishin nga Pakistani, Algjeria, Iraku, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Afganistani.

Sipas të dhënave të Policisë greke që nga fillimi i vitit numri i refugjatëve të dëbuar nga Greqia ishte 6.269, persona pjesën dërmuese të të cilëve e përbëjnë shqiptarët. Kriza politike në Shqipëri ka thelluar problemet ekonomike që ka vendi dhe sidomos ato të punësimit. Qindra të rinj, që vitin e shkuar u punësuan në plantacionet e marijuanës në periudhën e pranverës, tani po kërkojnë të emigrojnë.

Partitë kryesore politike në Shqipëri e kanë në qendër të programit të tyre kanë punësimin, por emigrimi i madh i të rinjve shqiptarë, i rishfaqur në shifra të shtuara edhe me Greqinë, flet për përmasat gjithnjë e në rritje të papunësisë në Shqipëri. Sipas një raporti të policisë greke publikuar pak ditë më parë përgjatë vitit 2016 u bllokuan në territorin grek 11,333 shtetas shqiptarë pa dokumente pjesa më e madhe e të cilëve janë riatdhesuar në Shqipëri pas qëndrimit edhe me ditë në qelitë greke të paraburgimit.

Të rinjtë shqiptarë vijojnë të emigrojnë në Greqi pa dokumente qëndrimi duke shfrytëzuar rrjetet e trafikut me shpresën për një punësim sezonal. Për nga numri i lartë i emigrimit shqiptarët renditen në Greqi pas refugjatëve nga Siria, Iraku, Pakistani, Afganistani dhe Afrika. Sipas Raportit Vjetor të Policisë greke mbi Kriminalitetin për vitin 2016, të rinjtë shqiptarë janë aktivë edhe në rrjetet e organizimit të trafikut të paligjshëm. Sipas të dhënave të policisë greke përgjatë vitit 2016 u arrestuan 111 shqiptarë për këtë vepër penale. /VOA/b.d

Next Post
“O çerr, o toç…” Fyerjet në KQZ gjatë dikutimit të çështjes “Prenga”

'28 apo 29 prilli afati i regjistrimit të listave të kandidatëve', vijon debati në KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In