• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zërat për largimin e Xhakës nga kombëtarja, flet vetë Taulanti: Ja e vërteta

by Java News
26/06/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy ditësh, portalet kanë qarkulluar në formë virale një lajm mbi të ardhmen e Taulant Xhakës në Kombëtare. Ajo shishe e përplasur për shkak të nervozizmit pas ndërrimit në ndeshjen kundër Zvicrës është komentuar shumë dhe është aluduar që ka sjellë edhe përplasje mes mesfushorit dhe stafit teknik të Kombëtares. Për këtë çështje ka reaguar një ditë më parë edhe vetë babai menaxher i futbollistit, Ragipi.

Taulanti

Mesfushori i Bazelit është larguar nga Shqipëria pas festës dhe ceremonialit me të cilin u prit Kombëtarja. Ai  është drejtuar për në Zvicër pranë familjes së tij. Për 25- vjeçarin është aluduar se mund të largohet nga Kombëtarja, për shkak të zënkës që ka pasur me trajnerin De Biazi pas atij momenti nervozizmi, pas zëvendësimit në takimin kundër Zvicrës.

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me mesfushorin kuqezi për këtë çështje dhe ka marrë një reagim prej tij. “Nuk është e vërtetë që do të largohem nga Kombëtarja. Nuk e di se kush i trillon këto gjëra. Do të qëndroj me Shqipërinë”, ka deklaruar Xhaka për “Panorama Sport”. Me këtë fjali të thënë, futbollisti i Bazelit u ka vënë kapak të gjitha aludimeve në rrjetet sociale për një largim të mundshëm të tij.

Ndërkohë, një ditë më parë, vetë Ragip Xhaka është kontaktuar nga mediat kosovare në lidhje me këta zëra që kanë qarkulluar. “Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithç- ka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit për ta zëvendë- suar në ndeshjen me Zvicrën, pasi ai ka pasur dëshirë që të luante gjatë gjithë ndeshjes kundër vëllait të tij.

Por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përleshur me trajnerin. Nuk do ta braktisë Kombëtaren”, është shprehur Ragip Xhaka. Mesfushori ka debutuar me Shqipërinë në fitoren e arritur në Portugali, në takimin e parë të kualifikueseve për në “Euro 2016”. Taulant Xhaka numëron 13 ndeshje me fanellën e Kombëtares./Panorama/a.k

Next Post

Së shpejti del smartphone që do të trondisë tregun... kushton 4 dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

August 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com