• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

by A R
24/06/2026 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Isfahan, lufta ka lënë gjurmë kudo...

“Më dhemb ta shoh qytetin tim kështu”, thotë Shirin, e cila është kthyer prej një muaji pasi ishte strehuar me familjen në një fshat rreth 500 kilometra larg. “Gjatë bombardimeve u larguam”, shton ajo.

Shirin punon si fizioterapiste, por klinika e saj ende nuk është hapur. “Njerëzit nuk kanë para as për të paguar qiranë, jo më për fizioterapi”.

Për memorandumin mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike ajo di pak. Shirin është kundër luftës dhe kundër regjimit të Mojtaba Khameneit, por mendja i shkon te faturat dhe shpenzimet e muajit.

Në Teheran, Jasmine i ndjek negociatat nga redaksia ku punon. Ajo nuk e ka ndërprerë punën as gjatë sulmeve. Është kryeredaktore në një nga gazetat më të mëdha të vendit dhe zakonisht janë gazetarët që e kontaktojnë atë. Këtë herë është ajo që pyet: Çfarë dini për bisedimet?

Sipas saj, propaganda është bërë edhe më e fortë. “Pasdaranët (Garda Revolucionare) përgatisin vetë materialet dhe ua dërgojnë redaksive. Artikuj, tituj, analiza. Drejtorët i marrin dhe ne duhet të ndërhyjmë sa më pak. Është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh çfarë është gënjeshtër dhe çfarë është e vërtetë”, thotë ajo.

Në gazetën e saj, memorandumi paraqitet si një “frymëmarrje”, por në shumicën e mediave të tjera cilësohet si një “fitore totale”. “Shkruajnë se kemi mposhtur SHBA-të, se jemi bërë të pathyeshëm”, tregon Jasmine.

Ajo dërgon një artikull nga gazeta pranë regjimit, Kayhan, ku analisti Hossein Shariatmadari pretendon se Bahreini është pjesë e territorit iranian dhe se populli i tij pret të bashkohet me “atdheun mëmë”.

Në televizion flitet për Bahreinin, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Emiratet si vende që duhet të rikthehen nën ndikimin e Teheranit. “Kemi urdhër të tregojmë një Iran të fortë”, thotë Jasmine.

Ajo shton se në mbledhje “festojnë edhe deklaratat e Sánchez”, të cilat regjimi i interpreton si provë se Europa ka frikë nga Irani.

Ndërkohë, në tregje njerëzit përballen me një realitet krejt tjetër. Çmimi i qepëve është rritur me 41%, mishi i kuq me 157%, orizi iranian me 161%, ndërsa orizi i importuar mbi 220%. Pula është shtrenjtuar me 287%, vezët me 342% dhe vaji i gatimit me 431%.

“Po blejmë më pak nga gjithçka”, thotë Shirin. Për të, memorandumi është vetëm një fjalë që dëgjohet në radio, ndërsa ajo sheh listën e shpenzimeve që duhet të paguajë.

Edhe Samira, që jeton në Teheran, tregon të njëjtën histori. Për të problemi nuk është Libani apo programi bërthamor, por dentisti i djalit dhe kësti i ardhshëm i makinës.

“Nuk i besoj as Donald Trump-it, as Khameneit”, thotë ajo. “Disa shpresojnë se kjo marrëveshje do ta përmirësojë ekonominë, por regjimi nuk mendon për njerëzit e vet”.

Ajo kujton protestat e dhjetorit dhe janarit. “U vranë mijëra njerëz. Paratë do t’i përdorin për armatim dhe për të financuar milicitë, jo për familjet që nuk kanë më shpresë”.

Më pas tregon historinë e djalit të një fqinje, i arrestuar një muaj më parë. “Nëna e tij shkon çdo ditë para burgut për të marrë lajme”. Ajo ka frikë se emri i tij mund të jetë në listën e të dënuarve me vdekje, e cila që prej fillimit të janarit ka kaluar shifrën 700.

Ali, i cili shkruan nga një qytet tjetër, nuk ka shumë shpresa. Thotë se marrëveshje të tilla i ka parë edhe më parë, se paratë do të përfundojnë në buxhetet ushtarake dhe se gjithçka mund të anulohet në çdo moment.

Edhe Jasmine mendon njësoj. Ajo përpiqet ta shkruajë këtë herë pas here, por për një artikull tashmë është nën proces gjyqësor. “Të vërtetën përpiqem ta fus mes rreshtave dhe kjo është gjithmonë një rrezik shumë i madh”, thotë ajo.

Teksa ndjek negociatat në Lucernë, mendja i kthehet dimrit të kaluar. “Iranianët, më shumë se luftën, kanë brenda vetes masakrën e janarit. Për shumë prej nesh ky memorandum është një tradhti, është varri ynë. Perëndimi nuk e kupton se kush janë vërtet ajatollahët dhe çfarë do të thotë të jetosh nën sundimin e tyre”.

Irani për të cilin flet Jasmine është një vend me një popullsi të re, që dëshiron një jetë të lirë.

Më shumë se gjysma e 92 milionë banorëve janë nën moshën 35 vjeç. Mbi 24 milionë janë të mitur, ndërsa të rinjtë nga 15 deri në 34 vjeç përbëjnë pothuajse 40% të shoqërisë.

Sipas saj, shumica e tyre duan vetëm të punojnë, të udhëtojnë, të flasin pa frikë dhe të mos e shohin jetën e tyre të vendosur nga lufta apo nga urdhrat fetarë.

Kur pyetet se sa mbështetje ka ende regjimi i ajatollahëve, Jasmine përgjigjet me shifra. Sipas saj, rreth 5-6 milionë njerëz lidhen me administratën dhe aparatin e kontrollit, ndërsa 5-6 milionë të tjerë me Gardën Revolucionare, ushtrinë, policinë dhe forcat basij.

Pastaj janë edhe të varfrit, të cilët sipas saj dërgohen me autobusë në protesta në këmbim të ushqimit ose parave.

Artikull i Corriere-s, përshtatur në shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

November 25, 2026
Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

November 25, 2026
Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

November 25, 2026
Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In