Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD.
Në fazën e parë ishin 3600 kandidatë për deputetë, me pas ishin 498 emra kandidatësh të cilët u votuan nga baza në degët e PD.
Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit, komisioni ka dorëzuar 316 emra kandidatësh për deputetë në kryesi pas fazës përmbyllëse.
Burime zyrtare nga ky komision i thanë CNA.al se ka pasur vendime të forta, duke hequr për disa kritere të tjera rreth 80 emra.
Mësohet se emrat e hequr janë ish deputetët Ervin Salianji dhe Endri Hasa. Ky i fundit është deputeti i famshëm që kreu aktin heroik duke sulmuar me vezë Edi Ramën në Kuvend.
Gert Bogdani është një emër tjetë i skualifikuar.
Këta emra mund të rikthehen nga kryesia në garë.
Lista përfundimtare e kandidatëve pritet të publikohet në muajin Janar.
CNA.al ka mësuar se mbledhja e sotme ka qenë plot debate, të pranishëm në mbledhjen e komisionit kanë qenë edhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe ai organizativ Sahit Dollapi.
/a.r











