• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do jetë një stinë e ashpër politike. Këshilla për Ramën, Bashën e Metën”

by A R
22/10/2020 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Kim shprehet se muajt në vijim do jenë një stinë e ashpër politike, por shton se populli shqiptar dhe qeveria duhet të jenë garantë për zgjedhjet. Po ashtu diplomatja ka dhënë dhe nga një këshillë për Ramën dhe për Bashën.

Blendi Fevziu: Dhe, ambasadore, ngjarja më e rëndësishme në shoqërinë shqiptare do të jenë zgjedhjet e 25 prillit. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këto zgjedhje?

Ambasadorja Kim: Rregullat janë përcaktuar tashmë. Partitë duhet të qëndrojnë të angazhuara në këtë proces. Dhe pritshmëria ime është që, ashtu si më parë, bashkësia ndërkombëtare, përfshi Shtetet e Bashkuara, si dhe OSBE dhe ODIHR, do të marrin pjesë për të ofruar mbështetjen që i duhet Shqipërisë për të siguruar që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj se do të jetë një stinë e ashpër politike…

Blendi Fevziu: Kush do ta garantojë që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Ambasadorja Kim: Kush do ta garantojë? Populli shqiptar duhet ta garantojë. Qeveria shqiptare duhet ta garantojë.

Blendi Fevziu: Në 30 vjet, nuk i kemi pranuar asnjëherë zgjedhjet…

Ambasadorja Kim: Do të ketë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare por përgjegjësia kryesore është e vendit. E di që njerëzit janë zhgënjyer nga zgjedhjet në të shkuarën por edhe ODIHR ka qenë shumë e qartë në rekomandimet që kanë bërë për t’i bërë më të mira zgjedhjet në Shqipëri. Mendoj se ka pasur përparim, pak nga pak, për shembull, si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, pati një marrëveshje për zbatimin e identifikimit biometrik. Kjo do të ndihmojë për të eliminuar mashtrimet në qendrat e votimit. Ka edhe një numër kërkesash të tjera dhe mund t’i gjeni në faqen e ODIHR-it.

Blendi Fevziu: Por ambasadore, problemi është që asnjë nga njerëzit që kanë blerë vota apo krijuar probleme me votat nuk është ndëshkuar. E dini mirë që ka dy dosje në duart e drejtësisë për rastet e Dibrës dhe Durrësit, por askush nuk është çuar në gjykatë për këto krime.

Ambasadorja Kim: Mendoj se tani që SPAK është funksional plotësisht, kur paraqiten prova të qarta, ata do të ndërmarrin veprime.

Blendi Fevziu: Ambasadore, nëse ju pyes juve, çfarë këshille keni për Kryeministrin Rama, cilat do të ishte këshilla?

Ambasadorja Kim: Për çfarë?

Blendi Fevziu: Për politikën.

Ambasadorja Kim: Jetën në përgjithësi?

Blendi Fevziu: Do të përqendrohem tek zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja Kim: Shiko, nuk jam eksperte e zgjedhjeve, por ODIHR është ekspert dhe ata kanë paraqitur disa rekomandime shumë të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po e lë me kaq.

Blendi Fevziu: Dhe këshilla juaj për Lulzim Bashën?

Ambasadorja Kim: E njëjta gjë, përsëri, nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve.

Blendi Fevziu: Pse e quajtët Luli Basha dhe jo Lulzim Basha?

Ambasadorja Kim: E dini, ishte një episod shumë për të qeshur…

Blendi Fevziu: E di, është një detaj, por jam kureshtar.

Ambasadorja Kim: E dini, ai më thotë Yuri. Unë i them Luli dhe kam këtë lloj marrëdhënieje miqësore me shumë njerëz në Shqipëri. Nuk m’u duk ndonjë gjë dhe u habita kur pashë një artikull që e quante shenjë mos respekti. Në fakt, kjo është gjëja më e fundit që mund të ishte.

Blendi Fevziu: Dhe nëse të pyes për një këshillë për Presidentin Meta?

Ambasadorja Kim: E njëjta gjë.

Blendi Fevziu: E njëjta gjë?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Ai nuk do të jetë në zgjedhje sepse është president, por është shumë aktiv në politikë në muajt e fundit.

Ambasadorja Kim: Një pikë shumë me vend. Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.

/a.r

Next Post

E përjashtuan nga nisma "Thurje"? Hajdari: Nuk arritëm çdo gjë çfarë donim, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interesi i depozitave më i ulët se inflacioni, qytetarët shohin mundësi të reja

Mbi 522 miliardë lekë jashtë bankave, Shqipëria përballë një niveli rekord të parasë “cash”! Flasin ekspertët

August 28, 2026
Merr fund pas shtatë vitesh “dashuria” mes Milanit dhe Leaos, portugezi largohet drejt Turqisë!

Merr fund pas shtatë vitesh “dashuria” mes Milanit dhe Leaos, portugezi largohet drejt Turqisë!

August 28, 2026
Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën, s’ka të lënduar! Flakët ‘përpijnë’ disa hektarë me pyje, vijon beteja nga terreni

Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën, s’ka të lënduar! Flakët ‘përpijnë’ disa hektarë me pyje, vijon beteja nga terreni

August 28, 2026
Përmbytjet katastrofike, Kina mobilizohet për përballimin e fatkeqësisë! Kërkime me qen dhe dronë për të mbijetuarit, furnizime për banorët

Përmbytjet katastrofike, Kina mobilizohet për përballimin e fatkeqësisë! Kërkime me qen dhe dronë për të mbijetuarit, furnizime për banorët

August 28, 2026
VIDEO/ Rriten tensionet, Rusia lëshon raketë balistike ndërkontinentale dhe godet objektivin në Kamchatka!

VIDEO/ Rriten tensionet, Rusia lëshon raketë balistike ndërkontinentale dhe godet objektivin në Kamchatka!

August 28, 2026
Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

August 28, 2026
Situatë kritike në Vajkal të Bulqizës, zjarri del jashtë kontrollit! Flakët u afrohen shtëpive, banorët: Të ndërhyhet nga ajri, po mbytemi nga tymi!

Situatë kritike në Vajkal të Bulqizës, zjarri del jashtë kontrollit! Flakët u afrohen shtëpive, banorët: Të ndërhyhet nga ajri, po mbytemi nga tymi!

August 28, 2026
Pasojat e zjarreve në shëndet, në urgjencën e Gjirokastrës trajtohen zjarrfikës e banorë të zonave të djegura

E zuri pema nën vete teksa priste dru në pyll, plagoset rëndë një person në Shkodër

August 28, 2026
Mbahet në Dailan të Kinës takimi i tretë i zyrtarëve të Lartë të “APEC 2026”!

Mbahet në Dailan të Kinës takimi i tretë i zyrtarëve të Lartë të “APEC 2026”!

August 28, 2026
Alarm për bombë në Durrës! Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

Bomba e telekomanduar në Durrës, ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin e lidhur me celular!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com