• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zemërlepur!

by Namir Lapardhaja
29/05/2022 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Lepuri simbolizon frikën. Me zemrën e tij, ai mund të jetojë gjatë. Ai ka zgjedhur atë mënyrë jetese. Ngordhja lepurit mund t’i vijë ditën që të vetëshpallet luan. Jo vetëm që nuk do ta marrë kush seriozisht nga kafshët e pyllit, por edhe mekanizmi i frikës nuk do t’i funksionojë më, gjë që për të do rezultonte fatale.

Njeriut, në dallim nga lepuri, i takon ta vetëpërkufizojë raportin individual mes frikës dhe kurajos.

Me ose pa vetëdije, qenia njerëzore e dhuron forcën vetjake tek më i forti, pastaj bëhet rob i asaj që ka dhuruar. Ngjashëm me idhujtarët në kohët e paganizmit, të cilët krijonin perëndi prej tulës së hurmës dhe, kur i merrte uria, i hanin.

Forca e më të fortit buron pikërisht nga dorëzimi pa kushte përpara tij.

Ai që duket dhe vetëshpallet si më i fortë, nuk është gjë tjetër vetëm se më i dobëti i shoqërisë, por është pavetëdija e çdo individi për të njohur forcën e vetes që ka shkaktuar këtë bindje të verbër përpara tij.

Në këtë kuptim, e gjithë shoqëria kontribuon në forma dhe mënyra të ndryshme për të ngritur idhuj force dhe trimërie. Pastaj është po vet kjo shoqëri që i përulet dhe i nënshtrohet, për shkak se është e pafuqishme për të bërë ndryshe.

Si shoqëri historikisht kemi vuajtur nga mungesa e kurajos.

Thuhet se në Pleniumin e Beratit (23-27 nëntor 1944) pozitat e Enver Hoxhës u tronditën shumë. Siç ka dëshmuar S. Malëshova, por dhe të tjerë, Enveri gati u përjashtua nga partia, duke e akuzuar për të gjithë krimet gjatë luftës. Sipas dëshmisë së Malëshovës, me lot në sy Hoxha iu lut ta linin në parti dhe të kishte mundësi të reflektonte.

Koha iu la, mirëpo derisa mbërriti në Tiranë, gjithçka ndryshoi në favor të tij.

Se çfarë ndodhi më pas me të gjithë ata që iu kundërvunë Diktatorit të ardhshëm, historia na tregon se koha u tregua e pamëshirshme me secilin prej tyre.

Disa dekada më vonë kësaj ngjarjeje dëgjoja me veshët e mi një të zgjedhur që kafeneve të Beratit takonte njerëzit dhe u thoshte se sapo të vinte në Tiranë do të bënte namin; do ta telendiste atë Plakun dhe të Birit do t’ia thoshte në sy që të dëbonte Atin për të shpëtuar Shtëpinë (lexo: PARTINË); se nuk do lejonte që kjo parti të shndërrohej në bunker dhe nuk do të lejonte që kjo parti të kthehej në OJF.

Ishte fillimi i sherrnajës në PD.

Njerëzit, së bashku me mua, hapnin sytë dhe miratonin me kokë.

Bravo, pëshpërisnim të gjithë nën zë. Trim i madh i zgjedhuri ynë. E justifikon mbështetjen.

Të gjithë ata që e dëgjonin shpresonin se sapo të vinte përfaqësuesi i tyre në kryeqytet, do bënte atë që kishte premtuar, do shpëtonte partinë me qëndrimet e tij, do dridhte kryesinë me ligjërimin e tij, do çudiste njerëzinë me argumentet e tij, do vendoste të drejtën në vend me kurajon e tij.

Kanë kaluar shumë muaj nga ato ditë të premtimeve të magjishme tavolinave të demokratëve, ku pritej triumfi i idealistit mbi pragmatistin, i së drejtës mbi gënjeshtrën, i kurajos mbi frikën, i së vërtetës mbi shpifjen dhe të pavërtetën, i institucionit mbi rrugën, i së djathtës mbi revolucionin. I asaj për të cilën kishim menduar dhe besuar, por, mbi të gjitha, na kishte munguar dhe asaj që na ishte imponuar.

Dhe meqenëse jemi këtu, siç thotë dhe Nasim Talebi, “kurajoja është i vetmi virtyt që nuk mund të shtiresh”.

Njeriu mund të tregohet hipokrit përpara njerëzve për të gjitha vlerat e tjera, duke u shfaqur përpara tyre ashtu siç nuk është në të vërtetë. Ai mund të gënjejë për cilësi që nuk i ka, të cilat nuk mund të vërtetohen, nëse nuk do vijë një kohë apo moment për t’i shfaqur. Mund të kalojnë vite dhe tjetrin nuk mund të kesh mundësi për ta njohur kurrë, sepse thjesht nuk rastis asnjëherë koha dhe momenti për një gjë të tillë.

Vetëm kurajoja nuk mund të fshihet. Atë ose e ke, dhe e shfaq, ose nuk e ke, dhe nuk mund ta shfaqësh.

Përndryshe, me zemrën e tij, lepuri mund të jetojë gjatë.

Next Post
VIDEO/ Gazetari rrëfen historinë e trishtë: Qëndroja mes një qelie me 5 vrasës, isha i burgosuri më i dalluar

VIDEO/ Gazetari rrëfen historinë e trishtë: Qëndroja mes një qelie me 5 vrasës, isha i burgosuri më i dalluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

August 9, 2026
Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

August 9, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com