• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zemërimi vetjak, Edi Rama dhe boja blu

by Ilir Yzeiri
15/02/2019 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Protestat, në përgjithësi, janë manifestime të mëdha kolektive dhe mund të jenë disa llojesh. Ato më të shënuarat, zakonisht, prekin emocionet e një pjese të madhe të popullit dhe shndërrohen në demonstrime të fuqishme që, shpesh, arrijnë deri në dhunë ekstreme dhe bëhen shkas për ndryshime politike ose për përmbysje. Mjaft të kujtojmë protestat e mëdha në vendet e Lindjes që patën si emblemë atë në Rumani dhe që përfundoi me pushkatimin e diktatorit rumun dhe bashkëshortes së tij. Ndërsa, Shqipëria ka hyrë në historinë e protestave të dhunshme dhe të përgjakshme të cilat u provokuan nga shembja e skemave piramidale, në vitin 1997 dhe kujtohet nga të gjithë, brenda e jashtë kufijve, si vendi që ka prodhuar krizën më të rëndë në Europë në fund të shekullit të kaluar. Ndërkaq, protesta e 21 janarit, që u nxit nga blloku i Ilir Metës, ka hyrë në memorien kolektive si manifestimi që u shtyp me gjak. Aty u vranë 4 vetë, u plagosën qindra të tjerë dhe u rrahën e u maskaruan në rrugë dhjetëra e dhjetëra të tjerë.

Këto vitet e fundit, paradigmës së protesave iu shtua edhe manifestimi madhështor i studentëve të të gjitha universiteteve të vendit në muajin dhjetor. Edhe aty zemërimi i të rinjve mblodhi në rrugë e në sheshe mijëra studentë, të cilat, në mënyrë spektakolare, i treguan qeverisë se ata nuk mund të duronin më që të injoroheshin nga të gjitha qeveritë dhe, me këtë rast, i vunë përpara asaj pasqyrën skandaloze të gjendjes së tyre. Qeveria, si asnjëherë më parë, shkarkoi më shumë se gjysmën e kabinetit dhe ka nisur punën për vënien në jetë të kërkesave të tyre sipas asaj që ajo e ka quajtur «Pakti me Universitetin». Ndërkaq, opozita ka nisur përpjekjet prej kohësh që më 16 shkurt të organizojë një protestë të madhe në Tiranë dhe i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen asaj në numër ta madh. Protesta e thirrur nga opozita është një e drejtë legjitime e saj, por ajo që nuk kuptohet në këtë rast është një PSE e madhe. Pra, pse duhet të dalin njerëzit nesër në protestë ? Opozita nuk ka bërë ndonjë zbulim të padëgjuar më parë që t’i nxisë shqiptarët për t’u mbledhur nesër në shesh. Denoncimet e qeverisë, sharjet, etiketimet, retorika e rënduar e luftës, paraqitja e vendit me ngjyrat e errëta dhe të zeza të të gjitha llojeve të krimeve që ndodhin në botë, nuk është realiteti i shqiptarëve, por është përjetimi alucinant individual i krerëve të opozitës të cilët ndjehen të mundur dhe të sfiduar nga Edi Rama. Akuzat që i bëhen Edi Ramës mund të jenë edhe të vërteta, por ato duhet t’i provojë dikush, një institucion. Ndërtimi i retorikës dhe ligjërimit me perceptimin e armikut është propogandë dhe shqiptarët janë të lodhur me të. Zemërimi që kanë individualisht ata që nuk e duan Edi Ramën, për njëmijë e një arsye nuk mund të nxisë emocionet e shqiptarëve për të protestuar. Në këtë rast, protesta është thellësisht politike dhe ajo do të mbahet gjallë nga militantët e opozitës të cilët, siç mësojmë këto ditë, po nxiten nga të gjitha anët që të ushtrojnë dhunë. Kjo mbetet për t’u parë, por, në të gjitha rastet, protesta e 16 shkurtit është një protestë politike që nxitet nga zemërimi vetjak i liderëve të opozitës dhe të një pjese të gazetarëve që, për shumë e shumë arsye, e urrejnë Edi Ramën. Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Problemi është se, në qoftë që kjo protestë politike, e organizuar me militantët e opozitës do të degjenerojë në dhunë, atëhere imazhi i opozitës do të rëndohet dhe askush nuk do të dëshironte që opozita të katandisej në një grusht militantësh të dëshpëruar dhe jo në një përfaqësuese të gjerë e publikut që kërkon ndryshim.

Ka një debat për aktin e zotit Paloka në Kuvend. Personalisht nuk e mbështes atë veprim. Megjithëse, boja, torta në fytyrë, këpuca në surrat, etj., janë gjeste të dëshpëruara që i shtyjnë individë të caktuar për të reaguar ndaj politikanëve të caktuar, kjo nuk mund të përligjet nga një deputet. Nëse një person i zemëruar i ngjesh në fytyrë një tortë një politikani, kjo është shenjë e një teksti që ai nuk ka mundësi ta lexojë dhe ky veprim e kryen më së miri funksionin edhe se disa artikuj. Kurse, një deputet që paguhet me taksat tona, ka një mundësi të artë që ta mundë e ta shkatërrojë kundërshtarin : kjo është fjala dhe podiumi. Askush si një deputet nuk e ka këtë mundësi që të ngjitet në podium dhe të dëgjohet nga të gjtihë shqiptarët. Mirëpo, kur fjala zëvendësohet me bojën në një vend të tillë, në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku është tribuna ose foltorja që të mundëson të dëgjohesh nga të gjithë shqiptarët, atëhere efekti është bumerang.

Next Post
Pralajmërimet për dhunë në protestën e opozitës, Policia merr masat: Do aktivizohen 1300 policë, forcat shqiponja dhe FNSH

Pralajmërimet për dhunë në protestën e opozitës, Policia merr masat: Do aktivizohen 1300 policë, forcat shqiponja dhe FNSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

September 26, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

September 26, 2026
“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

September 26, 2026
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil -

Prsidenti Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil!

September 26, 2026
Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

September 26, 2026
Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

September 26, 2026
E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

September 26, 2026
EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com