• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zemërimi fallco me Komsionerin Hahn

by Mero Baze
03/12/2018 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Është e çuditëshme përse shqiptarët në Kosovë, janë të zhgënjyer nga Komisioneri Hahn gjatë vizitës ë tij sot në Prishtinë. Qëndrimet e Komisionerit për zgjerim Johanes Hahn janë pritur me zemërim, për shkak të shtyrjes së datës së liberalizimit të vizave për vitin 2020 dhe këmbnguljes së tij, që Kosova të heq taksën 100 për 100 ndaj Serbisë.

Kosova ka dy javë që vlon nga gëzimi patriotik I vendosjes së taksës ndaj Serbisë. Vendimi është paraqitur si I marrë me vetdije të plotë dhe është mbrojtur si I tillë. Nuk jam I sigurt nëse kanë bërë ndonjë llogari financiare, por kur bën politikë mund ti injorosh dhe llogaritë financiare. Është e qartë që taksa është politike dhe kundërpërgjigjia ndaj mos-njohjes nga ana e Serbisë. Deri në këtë pikë, të gjithë jemi dakord se Kosova ka nisur një luftë tregëtare ndaj Serbisë.

Kjo luftë tregëtare ka një mbështetje të madhe popullore mes shqiptarëve dhe mund të jetë një patericë, ose dinamit për pushtetin e qeverisë së brishtë të Kosovës.

Por ama të gjithë jemi të qartë se ky është një qëndrim kundër prespektivës evropiane të Kosovës. Bile e tillë është dhe shfaqja patriotike Rama Hardinaj në Pejë.

Tani, nëse nisesh për luftë kundër armikut tënd, padiskutim që duhet të përgatitesh për sakrificia. Sakrifica e pare natyrisht mbeten vizat dhe kundërshtia e Evropës për këtë rrugë.

Është e pakuptimtë që nga një anë ti shpallësh luftë tregëtare Serbisë, në kundërshtim me sponsorizmin që Evropa I bën dialogut Serbi Kosovë, dhe të presësh nga Evropa shpërblim për viza apo mbështetje për këtë akt. Këto duhen llogaritur që nuk do ti marrësh, derisa të jesh në luftë. Ndryshe I humbet dhe kuptimi I burrërisë për luftën tregëtare ndaj Serbisë.

Kosova duhet ta ndaj mendjen, nëse do bëj luftë qoftë dhe kundër dëshirës së Evropës, apo do pres çfarë ti japin.

Nuk jam kundër luftës. Ndoshta është një rrugë që e shkurton rrugën e mundimshme dhe getoizimin pa fund në Evropë, por nuk duhet të kërkojmë njëkohësisht dhe luftën dhe shpërblimin për të. Kjo nuk është luftë e Evropës, por luftë e Kosovës dhe si e tillë duhet të përballohet nga shqiptarët. Dhe nuk besoj se është vetëm çështja e vizave. Besoj se lufta tregëtare me Serbinë do ketë pasoja dhe për Kosovën. Do ketë mungesa në treg ose rritje çmimesh, do ketë spekullime dhe përpjekje për të ndryshuar orientimin e tregut, do ketë kaos dhe humbje vendesh pune. Por mos thoni që nuk I dinim këto. Luftë vetëm për lavdi për të dal në faqe të shtypit nuk ka.

Lufta tregtare ndaj Serbisë nëse nuk është e menduar mirë, bëjnë mire ta mendojnë dhe ta përballojnë, dhe jo të mallkojnë Evropën pse nuk I mbështet. Evropa nuk mbështet luftën, por paqen me Serbinë, dhe bisedimet të cilat nuk kanë dritë në fund të tunelit. Ndaj lufta ndoshta mund ti shpejtoj ato, por jo duke pritur trëndafila nga Evropa.

Efekti I parë real I luftës tregëtare Kosovë Serbi, nuk është uria, por beteja mes Thaçit e Haradinaj se kush mund të rrëzoj njëri tjetrin. Kjo tregon se më shumë se sa për të dëmtuar Serbinë, apo për të forcuar Kosovën, ajo është shpallur për të prishur planet e njëri tjetrit.

E njëjta gjë po ndodh dhe në Serbi. Atje ka filluar vajtimin për luftën tregëtare, për tu dukur viktimë e madhe. Vuçiç me dinakërinë e tij, nuk lë rast pa përmendur se Perëndimi është me shqiptarët kundër tij, që të viktimizohet dhe heroizohet në sytë e serbëve, që po ja dalin. Por në fakt ai bën viktimën e Perëndimit, pasi nuk bën dot viktimën e shqiptarëve para serbëve.

Ndaj ankesat e sotme ndaj Komisionerit Hahn, janë absurde. Lufta tregëtare Kosovë Serbi nuk ka nisur si interes I Evropës. Ka nisur si rivalitet mes tyre, biles më keq akoma, edhe si rivalitet mes brenda shqiptarëve. Tani meqë e nisën duhet ta çojnë deri në fund, por nuk kanë pse I kërkojnë ndihmë Komisionerit Hahn. Nuk është luftë e tij, nuk është axhendë e tij dhe aq më pak luftë e Evropës. Është këpucë e gjuajtur mbi ndërtesën e Brukselit. Ndoshta me të drejt, por jo pa pasoja.

Next Post
Merret vendimi zyrtar, VAR edhe në Champions

Merret vendimi zyrtar, VAR edhe në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! -

Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! –

September 22, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut –

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com