• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zelensky pret “lajme të mira” për dërgesa të reja me armë

by A R
29/05/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që aleatët do të ofrojnë armët e duhura, teksa forcat ukrainase po tentojnë të pengojnë përparimin e forcave pushtuese ruse në lindje midis raportimeve për luftime të ashpra në qytetin lindor të Severodonjeckut.

Gjatë adresimit në orët e vona të 28 majit, Zelensky tha se ai pret “lajme të mira” sa i përket dërgesave me armë gjatë kësaj jave, por nuk dha më shumë detaje.

Presidenti ukrainas tha se situata ushtarake në Donbas është shumë e ndërlikuar, duke shtuar se forcat po luftojnë në një numër qytetesh, përfshirë në Severodonjeck dhe Lisiçanks, dy zonat më të mëdha që janë nën kontrollin ukrainas në rajonin e Luhanskut.

“Është jashtëzakonisht vështirë atje. Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që po i rezistojnë këtij sulmi”, tha ai.

Forcat pushtuese ruse raportohet se kanë bërë disa përparime në ditët e fundit në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, që përbëhet nga Luhansku dhe Donjecku.

Luftimet për kontrollin e Severodonjeckut po vazhdojnë me forcat ruse që kryen sulme më 28 maj, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 29 maj.

“Me përdorimin e artilerisë, forcat ruse kanë kryer operacione në zonën e qytetit të Severodonjeckut”, tha Shtabi i Përgjithshëm përmes një postimi në Facebook.

Artileria ruse ka goditur rrugën Lishiçansk-Bahmut, që Rusia duhet ta mbyllë nëse dëshiron të rrethojë forcat ukrainase, ndërkaq policia ukrainase raportoi për “shkatërrim të madh” në Lisiçansk.

Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se nëse Rusia arrin me sukses të marrë këtë zonë, atëherë Kremlini do të mund ta paraqiste këtë si “arritje politike”, të cilën do të mund ta përdorte te populli rus për të justifikuar pushtimin e Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Zelensky tha se Ukraina po arrin në një pikë ku mund të jetë superiore ndaj Rusisë, si në aspektin e teknologjisë, po ashtu edhe në aspektin e aftësisë për t’i goditur forcat e Moskës.

Komentet e tij erdhën pasi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksei Reznikov, tha se shteti ka nisur që të pranojë raketa kundër anijeve, Harpoon nga Danimarka dhe obusë nga Shtetet e Bashkuara. Raketat Harpoon besohet se shmangin sistemet e radarëve. Ato mund të hidhen nga anijet, nëndetëset, avionët apo edhe nga ekipet përgjatë vijës bregdetare.

Reznikov tha se këto raketa do të përdoren përkrahë raketave ukrainase Neptun, për të mbrojtur Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin-port, Odesa. Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake në rajonin e Odesës, tha se “shumë Harpoon na janë dorëzuar dhe ne mund t’i përdorim për të fundosur të gjithë flotën ruse në Detin e Zi”.

Muajin e kaluar, luftanija ruse Moskva u fundos pasi Ukraina tha se e ka goditur me raketa. Moska tha se anija kishte pasur një shpërthim të municionit.

/a.r

Next Post
Emri/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, humb jetën një person. Detajet e para

Përplaset nga makina në Kamëz, ndërron jetë 57-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In